Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,553 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE LAJMI: “Zbulohet komplet strategjia e merkatos se veres: dy goditjet e para te klubit do te jene…”

INTER, CFARE LAJMI: “Zbulohet komplet strategjia e merkatos se veres: dy goditjet e para te klubit do te jene…”
Inter Club Staff

Sot ka nje takim teper te rendesishem te Inzaghit me klubin per te kuptuar me mire se si do te levizin gjerat ne merkaton e ardhshme.

Tekniku ziklater, ashtu si ka folur edhe pas Inter-Sampdoria, nuk do te ishte dakord me nje ridimensionim te skuadres.

Pra, ai nuk do te pranonte aspak shitjen e titullareve (qofte nje apo me shume) dhe per kete eshte shprehur shume i bindur.

“Perballe largimeve te mundshme te medha, Inzaghi do te mbetej shume keq dhe sipas tij, objektivat duhen pare me pas me kujdes, sepse gjithcka behet e pamundur.”

“E perkthyer me fjale te tjera? Nese Inter deshiron te arrije te pakten Champions League, te luftoje per te kaluar grupet dhe te luftoje per Scudetton, nuk duhet te shese lojtare me peshe.”

“Nese me pas klubi do te shese, atehere per Inzaghin duhet ta thone qe objektiv eshte Champions League.”

“Mbi te gjitha, nese Juventusi do te investoje me lojtare si Pogba, dhe nese Milan perforcohet, Inter nuk mund te mbetet prapa.”

“Keshtu, topi ka kaluar direkt te Suning, me Steven Zhang qe duhet te flase menjehere shume qarte.”

“Inzaghi nderkohe nuk deshiron qe sezonin e ri ta nise si i dorezuar por deshiron qe trishtimin e ketij viti ta ktheje ne force nga sezoni i ardhshem.”

“Per te nuk ka qene e mjaftueshme nje sezon me 25 fitore, dicka qe nuk eshte se ndodh gjithmone, por per fat te keq, as ky numer nuk e solli Scudetton.”

“Ky numer fitoresh eshte nje numer qe ka sjelle ne te kaluaren fitoren e kampionatit nga Jose Mourinho ne 2008-2009.”

“Por nese sezonin e ardhshem do te shitet ndonje lojtar, atehere nuk eshte e mundur qe te kete garanci per asgje sipas tranjerit.”

“Prandaj ai po shtyn fort qe klubi te qendroje lart, te investoje, dhe te shese lojtaret qe nuk jane ne planin afatgjat te klubit.”

“Skuadra do te boshatiset nga elementet e tepert, por nderkohe duket se ka dale ne pah edhe strategjia e merkatos.”

“Dy te paret qe do te afrohen dhe qe Marotta po ben gjithcka qe ti kete jane Dybala dhe Bremer, dy emra qe do te ngrohnin cdo tifoz ne Itali nese skuadra e tyre do i bente keto dy goditje.”

“Bremer ka kohe qe eshte prenotuar dhe Interi ndihet sikur e ka ne dore nderkohe qe Dybala eshte i preferuari i Marottes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.