Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

608 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare mendje ka Conte per Eriksen? Gazzetta zbulon: “Per momentin duket se tekniku…”

Inter, cfare mendje ka Conte per Eriksen? Gazzetta zbulon: “Per momentin duket se tekniku…”
Inter Club Staff

Sezoni i Interit qe eshte hapur sot, mund te jete nje pikenisje edhe per Christian Eriksen dhe per merkaton e Interit.

Danezi qe ka ardhur ne Milano vetem pak muaj me pare, po kalon nje moment teper te pasigurt ne radhet e zikalterve.

Edhe pse deri me tani nuk eshte se ka ardhur ndonje oferte, shume media pretendojne se Conte nuk e deshiron ne skuader.

“Nje sezon i ri por duket se eshte e njejta histori: Eriksen mbetet nje dyshim i forte per te ardhmen ne klub.”

“Askush nuk e harron se si ai humbi vendin e titullarit edhe ndaj Gagliardinit, qe ne fillim te sezonit ishte zgjedhje e fundit ne mesfushe.”

“Por tani i takon danezit te fitoje minuta dhe ti mbushe mendjen Contes. Kesaj radhe ai e nis baraz me te tjeret pergatitjen.”

“Qe te tifozet e deri tek gazetaret sportiv, te gjithe shpresojne se Conte do te gjeje vendin e duhur per Eriksen ne formacion. Ai eshte nje kampion qe i duhet Serie A.”

“Por a mendon keshtu mister Conte? Mbase po, mbase jo. Shume per kete do te tregojne edhe keto miqesore te para.”

“Gjithesesi, per momentin duket se tekniku vazhdon ta shohe me te njejtin sy lojtarin… me syrin e nje lojtari jo thelbesor.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.