Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare mesazhi prekes nga Lukaku ne drejtim te Contes: “I dashur mister, do te mbaj ty…”

Inter, cfare mesazhi prekes nga Lukaku ne drejtim te Contes: “I dashur mister, do te mbaj ty…”
Inter Club Staff

Pas fjaleve teper te ngrohta te publikuara nga Javier Zanetti per Antonio Conten, dje kane ardhur edhe fjalet e Romelu Luakaku qe kane qene shume prekese.

Ka qene nje mesazh falenderues qe tregon me se miri raportin perfekt qe lojtari belg ka pasur me ish-tranjerin zikalter.

“Ne 2014 kemi folur per here te pare dhe qe atehere kemi krijuar nje raport shume te bukur te dy bashke.”

“Kemi pasur shume raste per te punuar bashke, por vetem Zoti e di se pse dicka e tille nuk ka ndodhur me pare.”

“Ke ardhur ne momentin e duhur dhe me praktike me ke ndryshuar komplet si lojtar duke me bere edhe me te forte menderisht, por gjeja me e rendesishme, kemi fituar baashke.”

“Te fitosh eshte gjithcka cfare donim dhe jam shume i lumtur qe te kam pasur ty Antonio Conte si tranjer tek Interi.”

“Do te mbaj me vete principet e punes tende gjate gjithe karrieres sime (pergatitje fizike, mentale dhe deshire per te fituar).”

“Ka qene nje kenaqesi te luaj per ty. Faleminderit per gjithcka cfare ke bere per mua. Te detyrohem shume.”

Keto kane qene fjalet e belgut ne postimin e tij ne instagram, postim te cilit i ka shtuar edhe disa imazhe me Conten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.