Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

478 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Allegri, cfare dreqin po thua? “Futbollin e ka shpikur djalli. Si ka mundesi qe neve…”

Allegri, cfare dreqin po thua? “Futbollin e ka shpikur djalli. Si ka mundesi qe neve…”
Inter Club Staff

Direkt pas humbjes ne Superkupe, Massimiliano Allegri ka folur per mikrofonat e Mediaset nga Meazza.

Nje ndeshje e kujdesshme per 120 minuta, pastaj…

“Ndeshje e vertete, test i mire per neve. Djemte kane bere nje ndeshje te madhe por me duket se futbollin e ka shpikur djalli.”

“Kemi humbur gjithcka per nje gabim ne 5 sekondat e fundit te lojes kunder skuadres me te forte ne kete moment ne Itali.”

“Ata kane pasur ato minutat e tyre te mira ne fillim dhe me pas ne kemi filluar te luajme mire dhe kemi mbajtur ritmin deri ne fund.”

“Nuk mund ti them asgje djemve. Di te them se kjo humbje na djeg, duhet te akumuojme inat per sfidat e tjera tani.”

“Pozitiv eshte fakti qe jemi rritur dhe ndihemi mire nga ana fizike. Tani mendjen te kampionati te gjithe.”

Te Juventusi duhet kurajo per te vazhduar keshtu?

“Ka bashkim. Jam shume i lumtur sot edhe per Rugani por edhe per Alex Sandro pertej gabimit ne fund. Te shtunen kemi ndeshje me Udinesen dhe do te duhet te perballemi ne menyren me te mire te mundshme.”

Dilni me te forte nga ndeshja e sotshme?

“I kam bere komplimenta skuadres, nuk ishte e thjeshte. Por te shohesh duke festuar te tjeret nuk eshte se na jep kenaqesi. Prandaj nga ndeshja e radhes pres inat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.