Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 12, 2019

Scroll to top

Top

303 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare ndryshon me Lautaron ne fushe? “Ne raportet e scout-eve dy elemente qe…”

Inter, cfare ndryshon me Lautaron ne fushe? “Ne raportet e scout-eve dy elemente qe…”
Ardis
  • On 03/11/2018, 12:47

Do te jete Lautaro ai qe do te drejtoje sulmin e Inter-it ne ndeshjen kunder Genoa-s ne pasditen e sotshme. Gazzetta dello Sport ka perpiluar nje analize taktike per te shpjeguar ne detaje diferencen midis karakteristikave te El Toro dhe atij te Icardit:

“Ne raportet e scout-eve mbi Lautaron ishin dy udhezime qe ne pamje te pare duken kontradiktore:

  1. Nuk e shikon asnjehere qe te ‘ngulet’ ne zonen e rreptesise
  2. Ne sezonin e fundit ne Argjentine ka realizuar 94% te golave ne zonen e rreptesise.

“Nese Icardi ne 16 metershin realizon gol, Martinez realizimin e kryen duke vrapuar shpejt, godet dhe me pas kthehet ne habitatin e tij natyral, ne zonen e trekuartistit. Te jete ne fushe ai ose kapiteni, eshte shume ndryshe”.

“Te ndryshem jane te dy bomber-at, edhe pse aty leviz i njejti motorr, kerkimi me ngulm te golit. Lautaro ndjek ne nje pjese te madhe lojen larg portes, di te mbroje topin me shpatulla nga mbrojtja, por edhe duke u nisur me ‘instrumentin’ per nje aksion personal me shume takime”.

“Kjo karakteristike eshte loje e numrit 10, qe e kane bindur Spalletti-n ta provoje ne ate zone: eksperiment i deshtuar, ose per tu rishikuar, per shkak te ekuilibrave te ekipit. El Toro pa dyshim qe ka karakteristika te kundersulmuesit, si per kapacitetin per te drejtuar nisjen, ashtu edhe per te bere aksione personale”.

“Ne fazen difensive aplikon nje presing ndonjehere pak personale dhe naive. Te dy komunikojne pak me shoket e ekipit. Nese levizjet e Icardi-t jane te befasishme, Martinez eshte me shume instiktiv ne zgjedhje: shoket e ekipit duhet ta kuptojne sesi ti sherbejne”.

“Rekuperon 7 cm qe i mungojne per te arritur ne lartesine-Maurito me nje shkeputje tashme qe e kemi pare kunder Cagliari-t. Icardi si finalizues eshte unik, Lautaro si nje zevendesues eshte nje luks”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.