Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

708 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare note skandaloze per dy lojtare: “Gazzetta sulmon: dukej si nje gabim i niveleve amatore…”

Inter, cfare note skandaloze per dy lojtare: “Gazzetta sulmon: dukej si nje gabim i niveleve amatore…”
Inter Club Staff

Inter diten e djeshme ka fituar nje ndeshje shume te veshtire ndaj Udineses qe eshte skuadra me ne forme e muajit Prill.

Kete gje e ka nenvizuar edhe Inzaghi diten e djeshme dhe kjo fitore ka qene shume e cmuar per te mos humbur hapin e Milanit.

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport ka sulmuar hapur dy lojtare ne vecanti te skuadra e Interit ne repartin e sulmit.

Me i miri i ndeshjes nderkohe ka qene Ivan Perisic qe edhe kesaj radhe ka rrembyer nje note teper te larte: 7.5 per kroatin.

“Ai eshte thelbesor. Eshte nje rrezik i vazhdueshem per te gjithe, nje ere e forte per cdo kundershtar qe i del perpara.”

“Themi ere, sepse ajo ndihet e nuk mund te kapet dot. Pikersht si kroati, sepse keto ndeshje ai ashtu ka qene vertete.”

“Por ne fushe per Interin ka pasur edhe dy lojtare teper te dobet per nivelin qe pretendon Interi ne kete moment.”

“Ata kane qene Dzeko qe meriton noten 5,5 dhe Correa qe meriton noten 5. I pari humbet ate qe nuk mund te humbet.”

“Nderkohe, te Correa peshon ai gabim prej nivelesh amatore me ate top te dhene per Vidal ne pozicion jashte loje kur kishte fushe akoma per te ecur.”

“I pabesueshem si gabim. Duhet te kete parasysh qe Scudetto vendoset edhe te keto detaje. Nuk mund te lejohen keto gjera ne keto nivele.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.