Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,032 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare perballje menjehere pas ndeshjes: Marotta shkon ne dhomat e zhveshjes per tu perballur me Conten dhe skuadren!

Inter, cfare perballje menjehere pas ndeshjes: Marotta shkon ne dhomat e zhveshjes per tu perballur me Conten dhe skuadren!
Inter Club Staff

Humbja e Interit ndaj Bolognas mund edhe te ndodhe, sepse futbollit asnjehere nuk i dihet.

Por nje humbje si ajo sot, ku zikalterit kishin ne dore lojen dhe ishin ne superioritet numerik, eshte dicka qe nuk mund te kaperdihet dot lehte as nga Conte, e as nga drejtuesit zikalter.

Me sa duket, sipas asaj qe shkruan Sport Mediaset ne Itali, menjehere pas ndeshjes ka pasur nje perballje ne dhomat e zhveshjes zikalter.

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta eshte perballur me Antonio Conten dhe skuadren.

Sipas medias italiane, tonet nuk kane qene te larta, por mesazhet kane qene teper te qarta per te gjithe.

Kjo perballje ka zgjatur per rreth nje ore ne ambjentet e San Siros, dhe tranjeri bashke me drejtuesit kane folur gjate me lojtaret.

Sipas tyre, nuk ka pasur ndonje kercenim ne fjalet e Marottes, por idete kane qene te qarta: ata qe do te qendrojne tek Interi, do te jene ata qe do e meritojne.

E ne paraqitje si keto sot, ata qe e meritojne bluzen zikalter jane shume pak. Prandaj kjo perballje ka qene me shume nje ‘terheqje veshi’ per te gjithe.

Gjithesesi, nder te tjera, pervec Contes qe ka qene shume i trishtuar, Beppe Marotta ja ka bere te qarte se rezultate te tilla nuk jane aspak te pranueshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.