Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare plani per merkaton e janarit: “Ja tre lojtaret qe do te sakrifikoje Marotta per dy goditje: behet fjale per…”

Inter, cfare plani per merkaton e janarit: “Ja tre lojtaret qe do te sakrifikoje Marotta per dy goditje: behet fjale per…”
Inter Club Staff

Sipas gazetes torineze, Tuttosport, Interi ka planifikuar qe tani strategjine e merkatos per ne muajin janar.

Diktati i Steven Zhang nuk ka ndryshuar aspal qe nga vera e shkuar: ne fillim do duhet qe te shitet, e me pas do te mendohet per blerjet.

Duke e njohur situaten, Ausilio dhe Marotta kane vendosur qe tani objektivat e Interit por edhe lojtaret qe do te sakrifikohen.

E gjitha kjo do te behet qe te fitohet likujtditet per merkaton hyrese, por duke mos cenuar asnje moment kasat e Interit.

Kete gje e shpjegon Tuttosport e cila shkruan: “Ne pritje per te kuptuar te ardhmen e Radja Nainggolan, e rendesishme do te jete e ardhmja e Interit ne ndeshjet e ardhshme.”

“Torino eshte ne gare per te, dhe mund te beje nje kerkese shume shpejt per ta blere belgun qe deri me tani ne Milano nuk ka qene i lumtur.”

“Por bashke me Nainggolan, ne mesfushe mund te largohen dy emra te tjere: Christian Eriksen dhe Matias Vcino.”

“Me shitjen e tyre, klubi mund te fitoje para mjaftueshem per te arritur me afer ideve te teknikut nepermjet merkatos.”

“Per shembull, nese shitet Eriksen, Interi do te hidhej ne sulm per Kante, De Paul apo edhe per Malinovskin.”

“Per nje lojtar krahu, ku emrat jane Marcos Alonso, Junior Firpo apo edhe Emerson. Por mbi te gjitha, edhe nje sulmues te nje niveli te larte.”

“Per bluzen e zevendes-Lukaku, emri qe josh me shume ne kete moment eshte ai i sulmuesit te Napolit, Milik.”

“Sulmuesi ka perfunduar ne radarin e shume klubeve dhe cmimi i tij ne krahasim me veren per hir te vertetes ka rene shume.”

“Napoli ne vere kishte arritur edhe nje marreveshje me Romen prej 25 milione eurosh. Por tani Napoli mund te ulet edhe deri ne 25 milione euro totale.”

“Te mos harrojme, Milik ka kontraten ne skadence ne vitin 2021. Pra per gjashte muaj nga janari, De Laurentiis do e humbase me parameter 0.”

“Keshtu, nga Interi mund te sakrifikohen Eriksen, Nainggolan dhe Vecino dhe ne Milano mund te vije Milik dhe nje mesfushor (njeri nga emrat qe u perfolen me lart).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.