Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

401 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ben? “Matias Vecinos nuk do te shitet por do te falet: ja shifra qesharake qe Interi kerkon per te!

Inter, cfare po ben? “Matias Vecinos nuk do te shitet por do te falet: ja shifra qesharake qe Interi kerkon per te!
Inter Club Staff

Ne fillim do te shitet, e me pas do te blihet. Kjo eshte kryefjala e merkatos se Interit, qe me sa duket do te jete identike me ate te veres.

Por nderkohe qe shume lojtare e kane te sigurt qe do te largohen, njeri prej tyre eshte edhe Matias Vecino.

Lojtari ka qene shume deciziv per Interin ne te kaluaren, por mardhenia e tij me Conten nuk ka qene kurre ideale.

Kesaj i shtohet edhe problemi fizik qe ai ka pasur duke e derguar deri ne operacion dhe ai mungon tashme per zikalterit prej me shume se gjashte muajsh.

Por me sa duket, dalja nga planet e Contes dhe fakti qe lojtari duhet te largohet, mund te beje Interin qe ta humbase per pak para ate.

Sipas La Gazzetta dello Sport, “kur shikon shifrat me te cilat Vecino mund te shitet, duket sikur Interi po e fal ate.”

“Ai ka qene njeriu i ndeshjeve te medha, ndeshjeve decizive, por demtimi dhe pandemia kane ndikuar qe cmimi i tij te ulet disa here.”

“Keshtu, Interi mund te pranoje per lojtarin ne janar edhe nje oferte vetem 5 milione euro duke futur disa bonuse te ndryshme.”

“Eshte e cuditshme por eshte e vertete. Interi ka nevoje per para dhe ai mund te jete nje nga ata qe mund ti sjelle, edhe pse jo aq shume sa Interi kerkon per nje perforcim te madh.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.