Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,813 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE PO NDODH? “Gati goditja e fundit ne merkato por eshte larguar Acerbi: gati nje tentative per…”

INTER, CFARE PO NDODH? “Gati goditja e fundit ne merkato por eshte larguar Acerbi: gati nje tentative per…”
Inter Club Staff

Inter deshiron qe te mbylle kete jave ceshtjen e per mbrojtesin e fundit qe do te afrohet ne Appiano per te kompletuar skuadren.

Por duket se kemi nje zhvillim shume te rendesishem edhe per Acerbin, qe e ka larguar ate nga transferimi tek Inter ne keto ore.

Per kete shkruan La Gazzetta dello Sport: “Inter ne kete moment deshiron qe te qartesoje situaten e Manuel Akanji dhe Trevoh Chalobah.”

“Kete gje Marotta deshiron ta beje perpara se te beje nje oferte zyrtare per Acerbin te skuadra e Lazios”.

“Deri me tani, rruga per te Acerbi ka qene ajo e preferuara nga Inzaghi qe e ka kerkuar disa here kete lojtare te drejtuesit”.

“Eshte italian, e njeh Serie A, eshte stervitur nga Inzaghi te Lazio, di te luaje shume mire ne skemat e Inzaghit. Ka shume pluse per te ne kete mes”.

“Nderkohe, ne asnje moment Marotta nuk ka qene i bindur nga ai, por nje faktor plotesues ka qene fakti se ai mund te vije pa para”.

“Eshte nje detaj jo i vogel, por ne oret e fundit, per Acerbin eshte bere e gjalle edhe skuadra e Marseille”.

“Keta te fundit jane gati te ofrojne nje shume parash per te marre sherbimet e italianit dhe Inter nuk deshiron ta beje kete gje per nje 34 vjecar si Acerbi”.

“Por ka edhe nje prapaskene, sepse Inter po zbrapset edhe nga lajmet e fundit qe vine nga Dortmund ne keto caste”.

“Borussia Dortmund eshte gati qe te pranoje kushtet e Akanji qe po ben gjithcka vetem e vetem per tu transferuar ne Milano”.

“27 vjecari ka kontraten e tij ne skadence per dhjete muaj por eshte gati te zgjase kontraten e tij me nje sezon tjeter me gjermanet vetem qe te kaloje ne huazim tek Inter”.

“Kjo gje do te bente qe Inter te ulte koston e investimit per kete sezon dhe te futet ne mes nje e drejte blerje prej 15 apo 20 milionesh ne fund te sezonit”.

“Edhe ne kete rast Marotta dhe Ausilio do te ishin shume te lumtur, duke pare se Akanji eshte nje lojtar me prespektive por edhe me eksperience nderkombetare”.

“Gjithesesi, perpara se te mbyllin dicka te tille, nese do te vije momenti per te mbyllur, ata do te konsultohen edhe njehere te fundit me Inzaghin nese ai do te ishte dakord”.

“Nderkohe, nga Stamford Bridge ku Chelsea po kerkon vetem nje huazim te shkurter per Trevoh Chalobah, nuk eshte nje lajm qe ngroh”.

“Kjo sepse Inter deshiron ta marre lojtarin ne huazim, por deshirojne qe te kene edhe nje te drejte blerje per lojtarin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.