Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh? “Marotta po zgjat kontraten e nje lojtari qe ka marre shume kritika kohet e fundit.”

Inter, cfare po ndodh? “Marotta po zgjat kontraten e nje lojtari qe ka marre shume kritika kohet e fundit.”
Inter Club Staff

Me sa duket, Interi nuk po mendon vetem per merkaton hyrese dhe dalese, por edhe per dicka tjeter te rendesishme.

Zikalterit po mendojne keshtu edhe per rinovimet ne skuader, ku shume lojtare presin qe te zgjaten kontratat, por disa presin edhe nje rritje rroge.

Lista eshte e gjate, ku Lautaro Martinez eshte nje nder kryesoret, por edhe Bastoni pritet te marre nje rinovim shume shpejt.

Gjithesesi, edhe pse ata jane shume te rendesishem, me sa duket, nje lojtar tjeter do te rinovoje kontraten e tij me Interin shume shpejt.

Per kete ka folur Corriere dello Sport, e cila zbulon edhe detajet e nje takimi te zhvilluar ditet e fundit me agjentin e lojtarit.

“Interi eshte takuar me Fali Ramadanin ditet e shkuara. Nderkohe qe perflitet se pjese e ketij diskutimi mund te kete qene Nikola Milenkovic i Fiorentines apo Maksimovic i Napolit, duket se qellimi i ketij takimi ka qene nje tjeter.”

“Me sa duket Interi po mendon te rinovoje kontraten e Samir Handanovic, dhe per kete gje eshte arritur edhe nej marreveshje ne ditet e shkuara.”

“Handanovic ka qene nje nga lojtaret me te kritikuar kohet e fundit tek Interi, per golat e pesuar nga skuadra zikalter, ku tifoze dhe shume analiste kane vene ne dukje nje renie te formes se tij, por per Interin me sa duket ai eshte i paprekshem dhe do te jete i pari qe do te marre nje rinovim kontrate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.