Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

387 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh me Dzekon dhe Lautaron? “Nga Appiano nuk i besojne syve: si ka mundesi qe…”

Inter, cfare po ndodh me Dzekon dhe Lautaron? “Nga Appiano nuk i besojne syve: si ka mundesi qe…”
Inter Club Staff

Te fitohet ndaj Sassuolos per te treguar se Interi eshte ende gjalle pas dy barazimeve ndaj Shakhtar Donetsk dhe Atalantes.

Interi zbret ne fushe kete mbremje me nje objektiv te qarte ne mendje sepse hapat fals nuk jane te lejuar me.

Per kete rast, Simone Inzaghi do i besoje kete ndeshje si gjithmone dy sulmuesve kryesore te tij: Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.

Te dy ata, deri me tani e kane treguar se ne Itali jane vrases perpara portes, por ende nuk kane shenuar asnje gol ne Europe.

Per kete gje shkruan Corriere dello Sport e cila tregon: “Cfare po ndodh me Lautaron dhe Dzeko? Ata jane ne krye te dysheve me me shume gola ne Europe, por ende asnje gol ne Champions.”

“Ne Appiano nuk i besojne syve se si ata ne Itali bejne ligjin dhe ne Europe kane qene kaq shume te pafat.”

“Ne realitet, rendimenti Dzeko-Lautaro tregon ne menyre perfekte edhe ecurine e Interit si skuader ne dy kompeticionet.”

“Ata kane shenuar deri me tani 9 nga 20 golat qe Interi ka shenuar deri me tani ne te gjithe Serie A nga fillimi i saj.”

“Ne Champions League nderkohe sulmi me i mire ne Itali nuk ka shenuar dot: zero gola ne 180 minuta te luajtura.”

“Arsyet? Sipas Inzaghit, gjithcka ka te beje me rastesine dhe jane thjesht episode. Sipas tij, duhet pare me kujdes se sa raste ka pasur Interi edhe pse keto raste nuk jane shnderruar ne gola.”

“Dzeko dhe Toro duhet te kthehen te shenojne keshtu si fillim ne Serie A, sot ndaj Sassuolos, qe nuk eshte aspak nje kundershtar i thjeshte.”

“Te pakten njeri nga te dy ka shenuar gjithmone ne nje nga gjashte ndeshjet e para ne kete kampionat.”

“Kunder Bolognes dhe Atalantes ata e kane bere kete gje edhe njekohesisht. Eshte e kuptueshme qe kemi te bejme me nje kuptueshmeri ne fushe te te dyve qe eshte ende ne faze evolimi sepse jane bashke prej pak muajsh.”

“Por deri me tani duket sikur po funksionon. Sassuolo nderkohe i sjell fat te dyve atyre: ish-lojtari i Romes ka shenuar gjashte here ndaj tyre ne 11 takime duke fituar 5 dhe duke humbur vetem nje ndeshje.”

“Nderkohe, Lautaro ka luajtur gjashte here ndaj Sassuolos, por ka arritur te shenoje vetem tre here. Per te nje humbje perballe tre sukseseve dhe 2 barazimeve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.