Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,099 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh me kontraten e Perisic? “Ja si qendron e verteta. Lojtari kerkon nga Interi qe ai…”

Inter, cfare po ndodh me kontraten e Perisic? “Ja si qendron e verteta. Lojtari kerkon nga Interi qe ai…”
Inter Club Staff

Eshte nje Ivan Perisic qe kurre nuk eshte pare tek Interi. Tashme duken teper te largta kohet e huazimit te tij te Bayern Munchen me Antonio Conten qe nuk e donte lojtarin ne skuader.

Nderkohe qe ne sezonin e shkuar ai pranoi te ndryshonte rolin e tij per Interin dhe e ndihoi klubin ne luften per Scudetto, tani kroati po tregon se vlen ende shume.

Ai eshte bere shume i cmuar edhe per Simone Inzaghin dhe po ben nje loje me Interin keto kohe qe kurre nuk eshte pare ne eksperiencen e tij te Interi.

Rrugetimin e ri me Interin ai e filloi ne sezonin e shkuar dhe po e mbyll tani me Simone Inzaghin ne krye.

Pas muajve te pare me shume si nje lojtar rotacioni duke e ndare vendin e titullarit me Dimarcon, ai tashme eshte bere nje titullar i palevizshem.

Edhe diten e djeshme ndaj Shakhtar, Perisic ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes dhe i ka dhene vazhdimesi lojes se Interit.

Nderkohe sot ne vecanti per kontraten e kroatit, ka folur Calciomercato.com e cila eshte munduar te zbuloje te verteten:

“Ivan Perisic sot eshte nje nga lojtaret me te rendesishem ne dispozicion te Inzaghit. Kroati ka kontraten e tij ne skadence, por nuk do te jete aspak e thjeshte te gjendet nje marreveshje.”

“Rroga e tij aktuale eshte shume e larte, plot 5 milione euro, dhe ne shkurt ai do te mbushe 33 vjec.”

“Ndermjet paleve ka nje ndasi mendimesh natyral sepse nga njera ane eshte lojtari, qe normalisht kerkon te nenshkruaje nje kontrate te madhe te fundit ne karriere dhe nga ana tjeter eshte klubi, qe eshte gati te negocioje me te, por vetem nese lojtari pranon nje rroge me te ulet.”

“Per Interin, Perisic nuk mund te pretendoje te njejten page tek Interi si ne momentin kur ai ka qene 28 vjec, ne kulmin e karrieres.”

“Opsionin e uljes se pages, Perisic nuk e merr aspak parasysh ne kete moment edhe pse ai po kalon nje moment te arte.”

“Edhe pse po luan ne nivele shume te larta, ne kete moment largimi i tij nga Interi ne fund te sezonit duket gjithmone e me i mundur.”

“Nderkohe, ai luan edhe si kampion edhe si lider ne fushe, ku nuk po mendon fare per kontraten por vetem per te miren e skuadres. Dicka e tille nuk eshte pare asnjehere ne te kaluaren ne historine e Perisic tek Interi…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.