Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

663 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh me shitjen e klubit? “JA SUPER OFERTA E BC PARTNERS: QINDRA MILIONE EURO PER…”

Inter, cfare po ndodh me shitjen e klubit? “JA SUPER OFERTA E BC PARTNERS: QINDRA MILIONE EURO PER…”
Inter Club Staff

Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë ne menyre te pandërprerë në lidhje me një ndryshim të ardhshëm të pronësisë së Inter, me Suning në kërkim të partnerëve ose blerësve.

Sipas Corriere dello Sport, fondi BC Partners është gati të bëhet serioz ne javet dhe ne muajt ne vazhdim.

“Zbulimet per nje negociate me BC Partners për shitjen e bujshme të Inter janë konfirmuar, megjithëse ende jozyrtare, në qarqet financiare.”

“Zhang në fakt kishte hedhur poshtë thashethemet për një mandat ndaj Rothschild por nuk e mohoi artikullin në Sole-24 Ore që raportonte takime fillestare (në video) midis Suning, BC Partners dhe fondit Lion Rock, pronar i një pakice aksionesh te Interi”.

SHIFRAT – “Në orët e fundit ka mbërritur më shumë se një konfirmim.”

“Sipas thashethemeve të mirë-akredituara, blerësit e mundshëm duken të orientuar drejt vlerësimit të Interit midis 400 dhe 500 milion, përveç borxhit neto që do të ishte rreth 350-400 milion. Pra nje oferte tek 800-900 milione euro nga ana e tyre.”

“Por eshtë mirë të pastrohet fusha e hipotezave joreale: negociatat me bashkëbiseduesit e këtij kalibri nuk mund të kufizohen në nje blerje te nje pakice aksionesh.”

“BC Partners jane një nga investitorët më të njohur financiar evropian, te cilet kane transaksione prej mbi 300 milion dhe deklarojne (gjithashtu në faqen e saj të internetit) se kane per qellimin të marrin kontrollin e kompanive, për të zgjedhur menaxhimin e tyre dhe për të drejtuar strategjitë e tyre.”

“Në të kaluarën ajo ka mbajtur shume kompani në portofolin e saj për 5-7 vjet dhe (si të gjitha fondet e kapitalit privat) ata kane një interes në marrjen përsipër të kompanive me rezultate më të dobëta, riorganizimin e tyre, përmirësimin e performancës së tyre dhe më pas rishitjen e tyre me një kthim të investimit të paktën 10-15% në vit.”

“Kjo është ekuivalente me të paktën dyfishimin e vlerës së saj në pesë vjet. Nëse këto kushte nuk mund të plotësohen, investimi nuk përfundon. Cilado qoftë vlera që i atribuohet Interit në një blerje, plani duhet të jetë dyfishimi i saj “.

DIFERENCAT ME SUNING – “Në këtë mes ka dallime thelbësore në objektivat midis investitorëve financiarë dhe industrialë (të tillë si Suning).”

“Këta të fundit mund të kenë një horizont afatgjatë, ata e shohin klubin funksional për rritjen strategjike (komerciale ose imazhi) të grupit industrial.”

“Fondet, nga ana tjetër, duhet të arrijnë fitime financiare në kohën më të shkurtër të mundshme, sepse në financë koha ka një kosto, në përputhje me faktin se rihapja e një ndërmarrje me humbje kërkon disa vjet “.

NDRYSHIMET – “Për të filluar, duhet një ndryshim rrënjësor i drejtimit: ribalancimi midis kostove dhe të ardhurave.”

“Interi ka një histori gati tridhjetë vjeçare të humbjes ne buxhete: pas njëzet viteve të menaxhimit të Morattit (president-tifoz) i cili konsumoi 1.2 miliardë në dëshirën për ta sjellë klubin në krye, menaxherët e Thohir dhe Suning kurrë nuk arritën barazim te bilancit.”

“Humbja prej 102 milion euro e buxhetit të fundit te Interi ka ardhur edhe si pasoje e Covid, por zikalterit kishin akumuluar gati 300 milion deficit në 5 vitet e mëparshme, pavarësisht përpjekjeve të vendosura nga Settlement Agreement me UEFA.

E ngarkuar nga paga të larta edhe për lojtarët që ulen në stol (Sanchez 7.5, Eriksen 7, Nainggolan 4.5, shitur në janar), skuadra e Interit ka një kosto të madhe (283 milion paga dhe amortizim) krahasuar me të ardhurat e saj (372) por edhe për të drejtuar konkurrentët në Serie A.”

“Ndërhyrja e parë do të ishte një shkurtim. Në qoftë se të ardhurat e futbollit nuk pësojnë rritje të bujshme pas Covid, ne mund të presim një fund të fushatave të kushtueshme të merkatove dhe ulje te numrit te stafit, heqjen dorë nga pagat e shtrenjta dhe kampionët gjatë viteve.”

“Modeli që Interi do të merrte si referencë do të ishte i ngjashëm me Milan, Leipzig, Salzburg, Lyon, Monaco dhe të tjerët. Në Gjermani gjithashtu Bayern, me baza të tjera të te ardhurave. Në Angli Liverpool ose Arsenal.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.