Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

192 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh me Superkupen ndaj Juventusit? “Ja pse askush nuk e di ende se ku…”

Inter, cfare po ndodh me Superkupen ndaj Juventusit? “Ja pse askush nuk e di ende se ku…”
Inter Club Staff

Me te vertete qe ndeshja e Superkupes se Italise qe do te luhet ndermjet Interit dhe Juventusit po kthehet ne nje ceshtje te vertete.

Edhe pse tashme tifozet duhet te ishin lajmeruar per daten e kesaj ndeshje edhe per tu organizuar, Federat deri me tani nuk ka bere asnje komunikim zyrtar.

Deri para pak javesh, te gjithe ishin te sigurt qe do te luhej ne Arabine Saudite. Nderkohe, pak dite me pare u perfol se ajo do te luhet ne Itali.

Por qe nga momenti i ketyre zerave nuk ka ardhur asnje konfirmim zyrtar nga ana e Federates Italiane te Futbollit.

“Ku do te luhet Superkupa e Italise ndermjet Interit dhe Juventusit? Askush nuk e di ne kete moment por te gjithe po e presin.”

“Tifozet ne radhe te pare sepse ata kerkojne qe te organizojne udhetimin e tyre ne rast se do te duhet te udhetohet larg Italise.”

“Sipas lajmeve te fundit, Federata ka shume presion dhe Keshilli i Liges diten e enjte duket se do te dale me nje komunikim zyrtar.

Opsionet jane dy: ose do te luhet ne San Siro ose ne Arabi. Nderkohe data eshte e sigurt sepse eshte e vetmja date qe nuk do te prekte kalendarin e Serie A: data 12 janar 2022.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.