Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

862 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh me ty? “Asgje nuk ndalet me kaq: Conte ka gati levizjen e madhe ndaj Milanit: do perdore…”

Inter, cfare po ndodh me ty? “Asgje nuk ndalet me kaq: Conte ka gati levizjen e madhe ndaj Milanit: do perdore…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi e ka nisur javen e saj plot me entuziazem, sidomos pas asaj fitore teper te bukur ndaj Lazios.

Zikalterit kane parakaluar Milanin, qe kishte humbur nje dite me pare ndaj Spezias, dhe tashme merr oksigjen te paster nga vendi i pare ne klasifikim.

Por ai qe ka shperthyer dje ka qene edhe Antonio Conte, qe i eshte hedhur skuadres ne qafe te goli i trete si nje adoleshent qe sapo kishte kaluar nga Primavera te skuadra e pare dhe sapo kishte shenuar golin e pare ne karriere.

Interi dje dha nje prove force me Lazion, dhe dje duhej pikerisht nje ndeshje perfekte per te mbyllur fundjaven ashtu si duhej duke pare ate qe kishte ndodhur ne ndeshjet e tjera.

Ne kete moment duket se Conte ka arritur te vere cdo gje ne vendin e vet, e pikerisht ne javen e derbit, zikalterit jane me te qete.

INTER, CFARE PO NDODH? Asgje, thjesht zikalterit jane rikthyer te shikojne yjet nga maja me nje Lukaku te papermbajtshem.

Big Rom tashme i kishte ardhur ne maje te hundes me kritikat dhe ato ndeshje pa shenuar, aq sa vendosi te shperthente ne fushe.

Ai mori te gjithe skuadren ne shpine dhe i kalonte kundershtaret me nje thjeshtesi te papare mbase edhe per shkak te fizikut dhe shpejtesise.

Image result for conte inter lazio 3-1

Ka qene pikerisht ai faktori shtese i Interit qe ka sjelle tre piket ne shtepine e Interit.

Shume te rendesishem dy golat ne pjesen e pare, por po aq i rendesishem ai galopim me top ne kembe ku me pas dha nje assist te mrekullueshem per Lautaron.

Pikerisht te goli i 3-1 erdhi pergjigja me e madhe e zikalterve, ku Interi tregoi nje prove karakteri te rendesishem duke blinduar nje ndeshje qe sapo ishte vene ne dyshim nga nje devijim i pafat.

“Te shkosh ne derbi siper Milanit eshte shume me mire”, ka thene dje Conte dhe ka shume te drejte, kete se mohon dot askush.

Por objektivi i Interit eshte qe te vere rrenjet aty, e kjo gje shkon pertej ndeshjes me Milanin. Interi do te qendroje aty deri ne fund fare.

Inati per humbjen e ndeshjes se pare eshte akoma ne syte e skuadres, edhe pse nje hakmarrje e lehte eshte arritur ne Kupen e Italise.

Normalisht, ndeshja e madhe eshte ajo e te dieles, ku zikalterit me sa duket po shkojne ne menyren me te mire te mundshme pas kesaj fitore ndaj Lazios nderkohe qe Milani vjen pas nje humbje 2-0 ndaj Spezias.

Por ne kete ndeshje do te jene edhe tre lojtaret qe dje rrezikonin te humbisnin kete ndeshje per shkak kartonash: Barella, Brozovic dhe Bastoni.

Ata jane treguar te kujdesshem por kane dhene gjithashtu gjithcka nga vetja e tyre, duke mos e terhequr kemben.

Conte do te kete tashme nje jave te plote per te pergatitur sfiden me Milanin, te cilet do te luajne edhe ne Europa League, por rreziqet nuk duhen nenvleresuar.

Nderkohe, Conte ka gati edhe levizjen e madhe ndaj Milanit: Eriksen po behet gati te luaje nje ndeshje tjeter si titullar? E ai e di shume mire se si ti beje keq Milanit…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.