Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

475 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh? “Nuk kishte ndodhur qe prej kohes se Tripletes qe skuadra zikalter te arrinte…”

Inter, cfare po ndodh? “Nuk kishte ndodhur qe prej kohes se Tripletes qe skuadra zikalter te arrinte…”
Inter Club Staff

Nje sukses bindes per Interin qe ka mundur 3-1 Bolognen dhe ka arritur te marre fitoren e trete radhazi ne Serie A.

Kunder Bolognes ka vendosur goli i te zakonshmit Lukaku dhe dopieta e lojtarit te rigjetur, Achraf Hakimi.

Edhe njehere, zikalterit kane arritur te shkojne te goli ne menyre te thjeshte: ne fund te ndeshjes ata kane shenuar plot tre here, dhe keshtu golat e shenuar ne 10 javet e para te Serie A jane plot 26.

JO VETEM LUKAKU – Ai qe drejton koperativen e golave eshte Romelu Lukaku, i cili ka shenuar 8 gola tashme, i ndjekur nga Lautaro Martinez me 5 gola, Hakimi me 3 gola, Gagliardini, D’Ambrosio dhe Sanchez me 2 gola si dhe Brozovic dhe Perisic me nga 1 gol. Ketyre me lart duhet ti shtojme edhe dy autogolat e Ceccherini dhe Chiriches.

TRIPLETA – Por ajo qe po ndodh tek Interi, nuk ndodhte te zikalterit qe prej sezonit se Tripletes ne 2009-2010.

Me sakte, ashtu si tregon Corriere dello Sport, zikalterit nuk shenonin kaq shume qe prej kohes se Tripltes kur ne pankine ka qene Mourinho.

“Interi ka marre tre piket me siguri te plote ndaj Bolognes dhe i eshte pergjigjur keshtu fitores se Juventusit.”

“Por zikalterit jane skuadra qe ka shenuar me shume ne Serie A dhe nuk ndodhte qe prej 2009 qe ata te shenonin kaq shume ne 10 javet e para. Ate sezon Interi fitoi gjithcka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.