Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,740 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare prapaskene ne fund te ndeshjes: “Pinamonti ka shkuar te Skriniar direkt pas ndeshjes duke…”

Inter, cfare prapaskene ne fund te ndeshjes: “Pinamonti ka shkuar te Skriniar direkt pas ndeshjes duke…”
Inter Club Staff

Ne fillim ferri, pastaj parajsa. Kjo eshte fraza e duhur per te thene pas asaj qe ndodhi diten e djeshme ne Inter-Empoli.

Por ai qe solli ferrin fillimisht per Interin ka qene Andrea Pinamonti, qe fillimisht me nje gol dhe me pas me nje assist, dridhi zemrat e zikalterve, edhe pse assisti ishte pa vlere duke qene se goli u anullua.

Gjithesesi, dje ka qene nje ndeshje e madhe e lojtarit, qe ka djegur shokun e tij te ngushte Milan Skriniar te goli i pare.

Nderkohe, sipas asaj qe tregon Il Giorno, ka nje prapaskene zbavitese ne fund te ndeshjes me Pinamontin qe ka nxituar te shkoje te Skriniar.

“Ne fund te ndeshjes, ai ka perqafuar fort shokun e tij te ngushte (e kane pranuar me kohe kete fakt), Milan Skriniar.”

“Lojtari nuk ka festuar pas golit te pare, por ne fund te ndeshjes shkoi me vrap per te pershendetur mbrojtesin e Interit.”

“Ai i beri nje shenje me duar si nje gjest per ti kerkuar falje per ate qe beri, duke vene ne rrezik luften per titull te zikalterve.”

“Skriniar e ka pranuar perqafimin dhe ka reaguar ngrohte, por me siguri qe zemra e tij eshte dridhur gjithashtu ne pjese ne pare. Nderkohe, ne vere ai do te kthehet tek Inter perseri, por nuk dihet per te qendruar apo per tu larguar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.