Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

225 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare problemi: “Conte ne kete moment mund ta perdore Sanchez edhe vetem per 6 dite…”

Inter, cfare problemi: “Conte ne kete moment mund ta perdore Sanchez edhe vetem per 6 dite…”
Inter Club Staff

“Nje jave shume e ngjeshur me kontakte dhe tratativa ne aksin Milano-Londer/Manchester.”

“E gjitha kjo per te gjetur nje dakordesi per zgjatjen e huazimeve te Victor Moses dhe Alexis Sanchez.”

Keshtu hapet artikulli i Tuttosport per ceshtjen e huazimeve te Sanchez dhe Moses, dy lojtare qe jane ne rrezik te forte.

Per dy lojtaret, Interi ka nje marreveshje me United dhe Chelsea deri ne 30 qershor dhe tashme ka mbetur vetem nje jave (dicka me pak) per te marre ok e klubeve qe kane ne pronesi lojtaret. Por cfare do te ndodhe nese ata nuk e japin dakordesine?

NJE MARREVESHJE ASPAK E THJESHTE – Ashtu si tregon e perditshmja italiane, marreveshja nuk do te jete aspak e thjeshte per tu arritur.

Kjo edhe per shkak te rroges se larte te kilianit per shembull. Interi ka paguar vetem nje pjese te rroges se tij (5 milione) kete sezon, ndersa pjesen tjeter e paguan United.

“Nje nyje per tu zgjidhur eshte edhe kjo. Sepse Interi duhet te marre persiper me shume rroge per lojtarin nga data 1 korrik deri ne 31 gusht.”

“Por problem tjeter eshte edhe fakti qe United eshte nje kundershtar i Interit ne Europa League dhe ata mund te kerkojne qe ai te mos luaje asnje ndeshje ne kete kompeticion.”

“Edhe per Moses, ka probleme te tjera nderkohe. Por rreziku qe i kanoset Interit eshte shume i larte: nese nuk arrihet nje marreveshje, as Moses dhe as Sanchez nuk do mund te luajne me asnje ndeshje te vetme pas dates 30 qershor. Kjo do te thote se ata mund ta mbyllin aventuren tek Interi vetem pas nje jave. Por kete nuk e shpreson askush ne kampin zikalter…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.