Inter, cfare rekordi: “Ne skuadren zikalter ndodhet lojtari i vetem ne Serie A qe kete sezon ka luajtur…”
Diten e sotme Inter do te zbrese ne fushe ndaj Spezias per te tentuar fitoren e trete radhazi ne Serie A.
Pas sukseseve ndaj Juventusit dhe me pas ndaj Verones ne shtepi, tani perballe do te jete Spezia e Thiago Mottes.
Inzaghi ka pasur goxha kohe per ta pergatitur kete ndeshje edhe pse do te luhet ne nje dite te pazakonte ashtu si eshte e premtja.
Por kjo gje do te ndodhe per shkak se te marten zikalterit do te zbresin ne fushe ndaj Milanit ne gjysmefinalen e dyte te Kupes se Italise.
Zikalterit do te luajne ne oren 19:00 ndersa vetem dy ore me pas do te jete radha e Milanit ne San Siro per te luajtur ne oren 21:00 ndaj Genoas.
Gjithesesi, La Gazzetta dello Sport ka dashur te nenvizoje nje fakt shume interesant per ndeshjen e sotme Spezia-Inter.
“Me sa duket, nje lojtar i Interit ndaj Spezias do te vendose nje rekord personal: behet fjale per Samir Handanovic.”
“Deri me tani ai eshte lojtari i vetem zikalter qe nuk ka humbur asnje ndeshje dhe do te kape 2790 minuta loje.”
“Ai eshte i vetmi lojtar ne Serie A me kete minutazh te pabesueshem ne 6 skuadrat me te forta te kampionatit.”