Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,713 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare rekordi nga Onana ndaj Bayern Munich: “Asnje portier qe nga 2003/04 nuk kishte mundur te…”

Inter, cfare rekordi nga Onana ndaj Bayern Munich: “Asnje portier qe nga 2003/04 nuk kishte mundur te…”
Inter Club Staff

Ka qene nje ndeshje shume e mire ajo e para per Andre Onana, qe me Interin ndaj Bayern Munich ka marre shume elozhe.

Ne fakt, edhe pse ka pasur disa nga ata qe kane dhe vazhdojne te kene dyshime per te, Onana e ka treguar ne fushe se mund te jete nje portier i besueshem.

Ai e mori porten ne nje moment delikat, ne Champions, mes nje presioni te madh, dhe nje skuadre si Bayern.

Por ne me shume se nje rast, ai e ka mbajtur porten e Interit te paprekur, dhe ka pritur gjuajte vertete te veshtira nga lojtaret e Bayern.

Gjithesesi, ai ne kete ndeshje duket se ka vendosur edhe nje rekord absolut per Interin qe nuk kishte ndodhur kurre qe prej momentin kur kane filluar te mbahen keto statistika.

Per kete ka lajmeruar diten e djeshme Opta Paolo, i cili ka zbuluar se per cfare behet fjale ekzaktesisht:

“Ka qene shume e mire e para e Onana ne porten e Interit ku ai edhe ka debutuar me fanellen zikalter per kete sezon”.

“Ai ka pritur plot 10 tentativa te Bayern Munich ne fushen e lojes. Asnje portier i Interit nuk e kishte bere dicka te tille qe prej 2003/04 qe kur kane filluar te mbahen edhe statistika per kete aspekt”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.