
Inter: cfare sinjali per kampionatin. Skuadra zikalter me tre korigjime do te jete pretendente kryesore!
Interi shkaterron Atalanten 7-1 dhe ngjit edhe disa shkalle ne klasifikim ne pritje te ndeshjes Lazio-Torino, por ajo qe ndodhi dje ishte e mrekullueshme: zikalterit dhane nje sinjal te qarte se ne sezonin e ardhshem do te jene nje pretendent kryesor per fitimin e kampionatit, gjithmone nese do te perforcohet ne menyren e duhur.
Nuk mungon shume per kete: me dy ose tre korigjime – ndryshime niveli – e ndonje blerje si qershi mbi torte, zikalterit do te beheshin te frikshem. Nje merite e madhe per dje dhe per muajt e fundit shkon per Stefano Pioli qe duket se ka rikthyer nje skuader qe dukej e ‘mbaruar’ dhe ringjallja e tij e fundit eshte Banega, i cili nuk kishte shkelqyer qe prej ardhjes ne Milano, me perjashtim te disa episodeve te vogla. Nderkohe edhe blerja e janarit Gagliardini tregoi se eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te ketij Interi dhe i ka dhene mundesi edhe Kondogbia te kthehet ne nje ‘bishe’ te vertete e te luaje me qetesine qe i nevojitet per tu shprehur ne maksimum. Eshte e vertete qe Gaglio ndaj Romes vuajti shume nje Nainggolan te cmendur, por testi i djeshem tregoi edhe njehere se cfare niveli ka italiani i ri i sapo blere pikerisht nga Atalanta. Banega, Gaglirdini dhe Kondogbia duhet te kalonin nje test maturiteti: e ja, e kaluan dje dhe me note maksimale madje.