Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

321 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare skandali te Kroacia me Covid19: “Klubi i trembur per Brozo dhe Perisic: nje lojtar ka luajtur i infektuar dje ndaj Turqise.”

Inter, cfare skandali te Kroacia me Covid19: “Klubi i trembur per Brozo dhe Perisic: nje lojtar ka luajtur i infektuar dje ndaj Turqise.”
Inter Club Staff

Telashe te medha per grupin e Zlatko Dalic. Sipas asaj qe lexohet ne komunikaten e publikuar nga Kombetarja Kroate, Domagoj Vida ka rezultuar pozitiv ne testet e fundit anti-Covid.

Nuk do te kishte pasur asnje problem per askend nese ky lajm nuk do te ishte komunikuar ne… pushimin e ndeshjes miqesore ne Stamboll ndaj Turqise.

Po po, mbrojtesi i Besiktas ne kete ndeshje ka luajtur si titullar dhe ka qene ne fushe per plot 45 minuta.

Nderkohe, lajmi per pozitivitetin e tij ka ardhur vetem pas pjeses se pare dhe tranjeri e ka zevendesuar ate.

Por cfare ndodhi perpara ketij momenti? Shume perqafime me shoket e skuadres por edhe me kundershtaret perpara ndeshjes.

Nderkohe, keto jane fjalet e Kombetares Kroate per kete rast: “Pasi te gjithe lojtaret dhe anetaret e stafit kane dale negativ ne testin perpara sfides ndaj Turqise, te merkuren ne mengjes ata kane bere nje xhiro tjeter tamponash per ndeshjen ndaj Suedise.”

“Federata i ka marre keto rezultate vetem ne mbremje dhe ne keto teste, Domagoj Vida ka rezultuar pozitiv me Covid19.”

“Sherbimi mjekesor i kombetares kete lajm e ka marre vetem ne pushimin e ndeshjes ndaj Turqise dhe prandaj eshte zevendesuar edhe Vida ne ate moment.”

“Sherbimi mjekesor i kombetares e ka izoluar lojtarin sipas te gjitha normave epidemiologjike qe jane ne fuqi ne kete moment. Vida, ashtu si e kerkon rregullorja, do te qendroje i izoluar ne Stamboll.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.