
Inter, cfare statistikash te frikshme: “Eshte Mbreteresha e Europes per sa i perket…”
Vazhdon qe te habise me numrat Interi i Simone Inzaghit. Piket e marra, golat e realizuar, por edhe shume statistika te tjera kane rene ne sy.
Corriere dello Sport diten e sotme eshte ndalur ne vecanti te menyra se si po mban sulmet e kundershtareve mbrojtja e Interit.
“Ne kete moment qe po flasim, Milani eshte -4 nga Interi dhe Napoli -7. E mbani mend si ishte klasifikimi perpara nje muaji?”
“Nje cmenduri ajo qe ka bere skuadra e Inzaghit, duke kaluar nga -7 pike ne +4 pike nga skuadra e dyte ne klasifikim.”
“Interi eshte Mbreteresha e Europes nderkohe per clean sheet radhazi, fale edhe 1-0 te se merkures ne San Siro ndaj Torinos.”
“Ne 2021-2022 asnje nuk ka bere me mire se djemte e Inzaghit qe tashme kane mundesine qe te zgjasin edhe me shume kete rekord.”
“Perballe ne daten 6 janar do te jete Bologna e Mihajlovic. Per te shtaten ndeshje radhazi Handanovic do te tentoje te mbaje porten e paprekur.”
“Deri me tani, Manchester City eshte ndalur ne pese. Eshte e vetmja skuader qe ka bere dicka te ngjashme ne Europe. Nje Inter rekordesh!