Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

153 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare sulmi ndaj klubit: “E fituan Scudetton pa paguar rrogat. Scudetton e meritonte vetem Milani.”

Inter, cfare sulmi ndaj klubit: “E fituan Scudetton pa paguar rrogat. Scudetton e meritonte vetem Milani.”
Inter Club Staff

Sulm shume i ashper nga ana e Massimo Cellinos per Interin nga mikrofonat e Teletutto, ku numri nje i Brescias ka dhene deklarata te forta.

“Covid i ka dhene nje alibi shume klubeve qe kane perdorur temen e Covid19 per te mos paguar detyrimet e tyre.”

“Po bilancet e viteve te kaluara me humbje kolosale? Ku perfunduan ato? Asnje shoqeri nuk eshte aq e parashikueshme sa shoqerite e Serie A.”

“Kjo sepse te gjithe e dine sa para do te futen ne kasat e tyre dhe sa para mund te shpenzohen gjate nje sezoni qe pa nisur mire.”

“Mund edhe te futesh ne borxhe dhe te fitosh Scudetton, por po e zgjat me shume kemben se jorgani. Keshtu eshte.”

“Askush nuk te detyron te jesh fitimtar. Nese Interi e ka fituar Scudetton me nje humbje prej 245 milione eurosh, ne realitet kete kampionat nuk e ka fituar, por e ka humbur.”

“Te fitosh nje kampionat do te thote ta besh kete edhe nga ana e bilancit. Milani, klub te cilin e njoh ne menyre perfekte, ka fituar Scudetton me shume se Interi.”

“Scudetton ne Itali vitin e shkuar e meritonte vetem Milani. Kur jam kthyer nga Anglia, kam gjetur nje futboll totalisht te ndryshuar. Ne Angli perpara se te blija Leeds me kane marre ne pyetje si ne polici.”

“Kane dashur te dine gjithcka. Ketu nderkohe, vine njerez qe blejne klube dhe asnje nuk i njeh. Nese futbolli nuk kthehet te jete transparent dhe korrekt, do te vazhdoje te thithe njerez te dyshimte.”

“Nga ana ime, une paguaj rregullisht rrogat dhe taksat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.