Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare super dhurate vjen nga Sheriff: “Zikalterit fitojne plot 5,6 milione euro vetem nga moldavet: ja pse.”

Inter, cfare super dhurate vjen nga Sheriff: “Zikalterit fitojne plot 5,6 milione euro vetem nga moldavet: ja pse.”
Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar ne fushen e Sheriff Tiraspol me rezultatin 1-3 nje ndeshje te cilen me te vertete e ka dominuar qe prej minutes se pare.

Zikalterit nuk ja dolen dot qe te shenonin ne pjesen e pare, ku gjuajten plot 14 here por pa qene asnjehere te sakte.

Nderkohe, dicka tjeter ka ndodhur ne pjesen e dyte, ku Interi ka shenuar tre here radhazi duke e cuar rezultarin ne 0-3.

Me pas, ne fund te lojes, nje pakujdesi e vogel ka bere qe zikalterit te pesojne nje gol ne minuten e 92 por kjo nuk e prishi aspak festen e Interit qe kalon keshtu ne vendin e dyte ne grup.

Image

Te shumte ishin ata qe e quajten Interin te eleminuar pas humbjes me Real dhe barazimit me Shakhtar por me sa duket, zikalterit kane ditur te dalin ne pah.

Gjithesesi, nuk eshte vetem kaq: sipas asaj qe tregon ne keto caste La Gazzetta dello Sport, Inter ka arritur te marre nje dhurate te cmuar nga dy fitoret me Sheriff.

“Zikalterit kane arritur te perfitojne plot 5,6 milione euro vetem nga fitoret ndaj tyre. Nje shifer shume e larte kjo.”

“Por asgje e re: kjo sepse UEFA paguan skuadrat ne Champions League 2,8 milione euro per cdo fitore te marre dhe 930 mije euro per cdo barazim.”

“Inter me ne fund rikthehet keshtu e zonja e fatit te saj dhe tashme kualifikimin e ka ne dore ne ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.