Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli ‘i detyruar’ mohon te kete qene tifoz i Interit: “Une gjykohem per ate qe do te bej, jo per te kaluaren kur kisha baluke.”

Pioli ‘i detyruar’ mohon te kete qene tifoz i Interit: “Une gjykohem per ate qe do te bej, jo per te kaluaren kur kisha baluke.”
Inter Club Staff

Stefano Pioli eshte prezantuar pak me pare si tranjeri me i ri i skuadres se Milanit, kundershtareve historik te Interit ne qytetin e Milanos. 

Ish-tekniku zikalter gjate konferences per shtyp ka folur perkrah drejtuesve me te rendesishem te Milanit: Gazidis, Maldini, Boban dhe Massara.

Por nder te tjera ai eshte ndalure dhe tek fakti se ka qene tifoz i Interit qe sipas tij nuk eshte dicka e vertete.

Me poshte, mund te lexoni deklaraten e tij qe le per te deshiruar nese flasim per vlera. Keto kane qene fjalet e tij.

“Une tifoz i Interit? Po flasim per asgje ketu. Per cfare ma beni kete pyetje? E kaluara eshte e kaluar, une jam nje burre, nje profesionist.”

“Isha nje femije 13 vjec shume i ndrojtur dhe me baluke. Tani jam nje burre i pjekur dhe pa floke.”

“Dua te gjykohem vetem per ate qe do te bej me Milanin dhe jo per te kaluaren, kur nuk i kam pasur aspak idete e qarta.”

Pioli flet per burreri, por nderkohe hedh poshte se ka qene tifoz i Interit. Eshte pak a shume e njejta gje sikur te thuash Milani eshte siper Interit e klasifikim. Nuk eshte aspak e vertete apo jo? Thjesht behet qesharak perpara te gjitheve dhe tifozeve te Milanit qe pa shkuar ende aty kane filluar me levizjen #PioliOut.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.