Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

650 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare tregimi nga Esposito: “Njehere shkova ne stervitje vetem me nje minute vonese. Me ka ardhur nje shpulle nga…”

Inter, cfare tregimi nga Esposito: “Njehere shkova ne stervitje vetem me nje minute vonese. Me ka ardhur nje shpulle nga…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate per Cronache di Spogliatoio, Sebastiano Esposito ka folur per raportin e tij me Danilo D’Ambrosio.

Sulmuesi ne pronesi te Interit por qe eshte ne huazim te Basel, ka folur per nje ngjarje te ndodhur ne veren e shkuar dhe tregon nje episod teper te vecante.

“Nje tjeter figure shume thelbesore qe do e cilesoja si nje vella te madh tek Interi per mua ka qene Danilo D’Ambrosio.”

“Kam nje foto bashke me te diten e debutimit tim ne Europa League, dhe me pas beme edhe nje foto pas ndeshjes per ta pasur nje kujtim pergjithmone.”

“D’Ambro per mua ka qene shume i rrepte dhe per kete e vleresoj shume. E falenderoj. Me ka ndihmuar te rritem. Do ju tregoj njehere se cfare ndodhu kur u vonova vetem nje minute per ne stervitje.”

“Vetem nje minute u vonova, por eshte dicka qe nuk duhet te behet. Duke hyre ne dhomen e zhveshjes mora nje shpulle ne qafe nga Handanovic qe ta mbaj mend dhe qe me vjen akoma mendja verdalle.”

“Danilo nuk me foli per nje muaj e gjysem. Cmenduri, ju betohem. Cmenduri. I flisja, i shkruaja, e merrja ne telefon.”

“Asgje, qetesi, asnje fjale. Nje dite vjen tek une dhe me thote:

‘Llogarit sikur te kam prezantuar une me keta njerez, me keta shoke, me kete familje.’

‘Kam dal garant per ty dhe ti ma shpaguan keshtu? Me ke bere te dal shume keq. Mendoja ndyshe per ty.”

“Ne ate pike, ne qetesi ndenja une. Nuk u vonova me asnje dite. Asnje sekond. Danilo eshte nje person per noten 10. Me ka mbeshtetur edhe nga larg.”

“Vazhdo te punosh, heret ose vone ferri kalon dhe vine edhe yjet. Ai eshte shembulli i kesaj.”

“Ka punuar dhe vuajtur shume dhe ka fituar edhe Scudetton me skuadren qe dashuron. Gjithcka e merituar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.