Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

849 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare vendimi nga Conte per Eriksen: “Ai ka vendosur ne menyre perfundimtare qe lojtari…”

Inter, cfare vendimi nga Conte per Eriksen: “Ai ka vendosur ne menyre perfundimtare qe lojtari…”
Inter Club Staff

Nje fitore emocionesh sublime, e ardhur ne menyren me te bukur te mundshme e nje nga derbyt me te luftuar te viteve te fundit.

Interi ka marre keshtu ne shtepi kualifikimin ndaj Milanit (dhe gjysmefinalen e Kupes se Italise) fale nje ndeshje spektakolare por mbi te gjitha edhe fale nje goli te Christian Eriksen ne minuten e 97 fale nje goditje denimi te pabesueshme.

Ashtu si tregon Corriere dello Sport, mesfushori danez, qe praktikisht ka qene jashte projektit te Contes deri nje jave me pare, do te qendroje deri ne fund te sezonit te pakten.

Gjithcka eshte bere me dije nga vete tranjeri qe me ne fund e ka pranuar publikisht se ai beson te lojtari i tij.

E sipas te perditshmes, Conte eshte gati qe tja tregoje kete gje Eriksen edhe me fakte ne fushen e lojes.

“Si do e tregoje kete? Conte po mendon ta hedhe ne fushen e lojes si titullar menjehere qe ne ndeshjen ndaj Juventusit nje jave me pas.”

“Tani danezi, qe ka edhe shume skuadra qe e pelqejne ne Angli ne Premier League (si Leicester dhe Tottenham), e sigurt qe nuk leviz nga Milano ne kete merkato.”

“Ai do te qendroje ne shtepi si binjaku i Brozovic, pikerisht si dje: ai u fut ne loje duke i marre vendin kroatit zikalter.”

“Mbase do te jete titullar qe ne javen e ardhshme ku Interi mund te luaje ne gjysmefinale ndaj Juventusit, nese keta te fundit do te kualifikohen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.