Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

951 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Chievo, ja te rejat e fundit nga formacioni: dyshim Icardi-Lautaro!

Inter-Chievo, ja te rejat e fundit nga formacioni: dyshim Icardi-Lautaro!
Inter Club Staff

Sot Interi do te luaje nje ndeshje teper te rendesishme per te ardhmen e saj. 

Perballe zikalterve do te jene Chievo Verona, skuader tashme e rene ne Serie B por duke pare paparashikueshmerine e Interit, jane pikerisht ndeshje si keto qe mund te kthehen ne shume te rrezikshme.

Por pastaj rreth ambjentit zikalter eshte renduar paksa situata nga ana psikologjike sepse ka shume zera per sa i perket te ardhmes se Spallettit dhe nje ardhje te mundshme te Antonio Contes me te cilin perflitet se ka nje marrevshje.

Por le te rikthehemi tek e tashmja dhe tek Spalletti: ai pritet qe sot ne sulm te luaje me njerin prej Icardit dhe Lautaro Martinez me te parin qe eshte favorit deri me tani.

Ne mesfushe do te mungoje Brozovic i demtuar i cili do te zevendesohet nga Borja Valero, ndersa D’Ambrosio, edhe ky i skualifikuar, pritet te zevendesohet nga Cedric dhe Asamoah ne krahun e majte. Nese Asamoah do te sposotohet ne te djathte, do te luaje Dalbert nga e majta nga minuta e pare. De Vrij nderkohe nuk eshte i grumbulluar.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cedric, Miranda, Skriniar, Asamoah; Vecino, Borja Valero; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

Ne dispozicion: Padelli, Berni, Ranocchia, Dalbert, Gagliardini, Joao Mario, Candreva, Keita Baldé, Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.