Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

Erion Maksuti

Pershendetje Interista ! Un jam Erion Maksuti, jam 22 vjec dhe pervecse kam nje pasion shum te madh per Interin,kam dhe nje pasion te papare per futbollin e luajtur. Jam pjese e bordit te Inter Club Albania ne rolin e keshilltarit. Ishte fundi i vitit 1997 kur ne televizorin tim jepej nje ndeshje per kupen Uefa. Gjeja e pare qe me bente pershtypje ishin pritjet e shkelqyera te Gianluca Pagliuces. Ndersa ne fushe nje fenomen i madh sapo kishte lindur. Gjithcka qe bente te linte me goje hapur. Ishte e pamundur qe te mos dashuroheshe me kete binom te mrekullueshem,Inter-Ronaldo.

Por pas disa vitesh,fenomeni u largua nderkohe qe dashuria dhe pasioni per ngjyrat zikalter sa vinin dhe shtoheshin. Ishin vite te veshtira per te gjithe por ne te gjithe besonim se do vinte dita jone. Dhe besimi na u shperblye,15 trofe ne 6 vjet ishte dhurata e mire per miliona zikaltrit ne bote. Nata e 22 majit ne Madrid ishte nata me e bukur e jetes time. Kupa me veshe te medhenj ishte e jona dhe agjerimi kishte marre fund. Dikush nga shoket e mi,per paralelizem me dy golat e shenuar te princit Milito,filloi te me therriste me nofken El Principe. Qe prej asaj dite,shoket e ekipit ku luaj me therrasin keshtu,madje dhe emri im ne facebook ka te shtuar kete nofke, Єl PRĪИĈĪPЄ.

Mbreti i Madridit vazhdon te jete lojtari im i preferuar pavarsisht formes jo te mire,dhe un jam krenar qe e pranoj kete. Ne mbremjen e cmendur te 15 marsit,pata rastin te njoh Juxhin Ramen. Disa muaj me pas,me beri ftese per te qene pjese e krijimit te Inter Club Albanias dhe pa mbaruar akoma te me shpjegonte idete e tij,i thashe nje “PO” te madhe prej entuziazmit. Nje enderr po behej realitet dhe un nuk mund te mos isha aty. Interi ishte ne nje periudhe te veshtire por kjo shum pak donte te thoshte per tifozet e vertete. Ne jemi aty ne te mire dhe ne te keq. Fakti qe Inter Club-i u krijua ne ate periudhe deshmon se ne e duam Interin sido qe te jete. Do e mbeshtesim ne cdo moment sepse dashuria per keto ngjyra nuk njeh kufij. Jam personi me i lumtur ne bote kur debatoj me shoket e mi,tifoza te ekipeve te tjera dhe u bej te ditur se kush jane kampionet e vertete…

KRENAR QE SKEMI QENE ASNJEHERE NE SERINE B,KRENAR QE KEMI 18 TITUJ POR TE GJITHA ME DJERSE DHE KRENAR QE JEMI EKIPI ME I CMENDUR NE BOTE… FORZA INTER,NEL BENE E NEL MALE   PAZZA INTER AMALAA