Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

Rejnis Plaku

Pershendetje. Jam Rejnis Plaku 19 Vjec nga Tirana! Te flasesh per Interin do te duhej nje jete e tere sepse asnjehere smund te mbarosh se foluri per skuaden e zemres. Dashuria ime per Interin lindi shume natyrshem.  Jam rritur ne nje familje ku te gjithe anetaret jane tifoze besnike te Interit ,me pak fjale jam i lindur per te qene interist. Me kujtohet kur isha rreth 8 vjec dhe mblidheshim me cunat e lagjes per te luajtur futboll , gjithmon u ndanim Inter-Milan. Une normalisht zgjidhja te luaja per skuadren e Interit.

Qe nga ajo moshe e deri tani, shume gjera kane ndryshuar por dashuria per kete skuader sa ka ardhur dhe eshte rritur me shume.  Gjithmon i shof me kureshtje dhe pasion ndeshjet e Interit dhe cdo ndeshje per mua eshte nje emocion I paperseritshem. Te gjithe ndihemi krenar qe jemi me interit dhe per mua gjeja qe me ben te ndihem me shume krenar eshte se ne asnjeher ne historin tone nuk kemi qene ne seria B. Shpesh mendoja te beja dicka ndryshe, dicka qe mund te me afronte me shume me kete skuader, dhe nje dite te bukur  Juxhin Rama me jep lajmin se ne shqiperi do krijohej “INTER CLUB ALBANIA” dhe une do isha pjese e bordit drejtus.  Ishte si nje bombe per mua qe endra per te qene sa me prane interit po me behej realitet . Nje nder endrat e cdo interist eshte dhe te shkoj ne arenen ku luajne kampionet tane “Giuseppe Meazza”.

Kjo ishte endra ime qe ne vegjeli , me kete ender u rrita dhe prapritur… Endrra behet realitet. Se bashku me Juxhin Ramen nisemi drejt Italise me endrren qe na ka ndjekur qe ne vegjeli. Akoma me duket e pabesueshme.  Shkuam dhe pame nga afer stadiumin & zyrat e Interit pame lojtaret dhe cdo gje tjeter qe kishte lidhje me interin. Isha mu ne mes te “curva nord” dhe ato 90 minunta loje per mua kane qene pjesa me e bukur e jetes sime , ka qene gjeja me e bukur qe me ka ndodhur deri me sot . Qe do ikja ne ‘’Giuseppe Meazza ‘’besoja se mund ta realizoja por qe do isha ne mes te “curva nord “ kurre se kisha imagjinuar.  Sic e thashe dhe ne fillim qe te flasesh per interin ka nje fillim por zdo kete kurre fund ,por une duhet ta mbylle ketu.

Interi eshte dhe do te jete gjithmone skuadra ime e zemres, skuadra qe do me dhuroj emocjone sa here qe luan, skuadra qe me ka bere Ultras…  Dhe une ashtu I tille do jem gjithmon ULTRAS INTERIST. Dhe nje gje te fundit , Une nuk kam nje idhull ose nuk jam i dashuruar pas ndonje lojtari , dua fanellen ,dua ngjyrat , dua historin ,dua ekipin ,dua Interin. FORCA INTER…SEMPRE