Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

Historia e Inter Club Albania

 

Disa fjale mbi ICA

Te jesh Interist, per ne nuk do te thot te ndjekesh skuadren vetem 90 minutat dhe kaq, apo te thuash jam Interist sa per te thene qe sheh futboll. Per ne te jesh Interist do te thote te kesh nje tjeter zemer qe ka lindur paralelisht me ate normalen, por qe rreh me shpesh dhe ne nje menyre me te vecante nga ajo e jetes normale, jeton 90 minuta si te ishin 90 minuat e fundit te rrahjes se saj, eshte zemra zikalter, e nje Interisti qe vuan, gezon dhe beson te skuadra e tij edhe ne momentet me te erreta.

Per ne Interi eshte nje fe, nje besim, nje gje shume me e shtrenjte se nje skuader e thjeshte per te cilen duhet te bejme tifozllik. Mbase ishte ngjyra e fanelles, mbase u dashuruam pas nje lojtari, mbase nga pasioni i babait ose i nje vellai te madh apo pas nje goli qe te con zemren peshe, ne kemi zgjedhur tashme, zgjedhja jone eshte Inter. Interi eshte pjese e rendesishme e jetes tone. Pasioni dhe dashuria per te na bene qe te krijonim Inter Club Albanian. Zgjodhem nje moment te veshtire, Interi nuk ishte edhe aq larte sic i ka hije, por pikerisht Interistet e vertete qe kane vuajtur gjithmone e kthejne hidherimin ne force, dhe me kete force e dashuri ne menduam te krijonim kete grupim tifozash, te njohur zyrtarisht nga Fc Internazionale.

 

Krijimi i ICA

Ishte nisma e Juxhin Rames i njohur nga te gjithe bota zikalter qe flet shqip, nga faqja te cilen ka krijuar ne facebook, Fc Inter Club Albania. E gjitha filloj pas ndeshjes Inter vs Juventus ne 29/10/2011 ku i erdhi idea per te qene sa me prane Interit, Megi Gjongecaj e sapo ardhur nga San Siro kishte pare nga afer grupime te tilla, dhe ishte plotesisht dakort me idene.  Filluam te shkembenim e-mail me dirigjentet e Interit dhe pergjegjesit e Inter Clubeve, kushti ishte te krijonim nje bord drejtues te Inter Clubit, dhe nevojiteshin 7 zikalter te cmendur, e ata i kishim gati miqte tane te me te mire dhe me te cmendur qe aprovuan menjehere idene. I pari ishte Armand Troci i cili u bashkua me ne qe diten e pare,  i cmenduri Rejnis Plaku pranoi menje here te ishte pjese e jona, gjithashtu Erion Maksuti qe gati sa nuk pesoi infarkt nga ideja, Klejvi Drini po ashtu nje i cmendur zikalter si ai nuk mund te mungonte ne bordin tone, dhe me i vogli por jo me pak i rendesishmi, Redon Plaku. Misioni jone ishte tashme te aktivizonim Inter Clubin. Duhet te plotesonim 2 kushte, i pari ishte takimi me drejtorin sportiv te Interit Piero Ausilio,  qe te mernim lejen perkatese dhe per kete na erdhi ne ndihme Ultrasi Interist Laurenti i cili jeton ne Milano. Ai takoi Ausilion, mori te gjitha lejet perkatese dhe keshtu u be nje ure lidhjese ndermejt Interistave Shqiptare dhe vet Interit. Tashme faza me e veshtire kishte kaluar dhe kishte mbetur vetem tu plotesonte numri fillestar i detyrueshem prej 25 Interistash, te cilet ishin te nevojshem per tu themeluar Inter Club Albania.

Ne pak kohe arritem te mblidhnim miqte tane te tjere zikalter, dhe keshtu mbas nje pune intensive 3 javore u aktivizua dhe u njoh zyrtarisht nga Fc Internazionale Milano, krijesa jone per te cilen jemi shume krenar: Inter Club Albania. Lajmi mori fame, doli ne faqen zyrtare te lajmeve te interit, FcInterNews.it. Me pas ne Inter.it, faqen zyretare te Interit. Nje kronike ne lajmet e disa televizioneve, por edhe ne webin e TopChannel.tv. Lajmi per kete nisme te mrekullueshme nuk kishte si te mungonte ne shtypin e shkruar ku 2 nga gazetat me te rendesishme te sportit ne shqiperi na kushtuan nga nje shkrim. Tashme Inter Club Albania mori famen qe meritonte. Inter Club Albania lindi ne 09 Nentor te 2011, ne fillim ishim vetem 3 Interiste qe besonim se mund tja dilnim, me pas 7 me pas 26 dhe sot ne numerojme shume me shume te anetaresuar ne grupimin e pare te tifozerise Interiste qe njihet zyretarisht nga Fc Internazionale, neser do te jemi me mijera! Ne sezonin e pare te antarsimeve, edhe pse keto te fundit u zhvilluan vetem 2 here ne 4 dite Inter Club Albania arriti te shkonte ne 182 te antarsuar! Ky grupim lindi ne nje kohe jo te mire per ekipin tone te zemres, me kete iniciative tregojme edhe nje here se per ne, rezultati nuk ka rendesi, e rendesishme eshte Interi, ne fitore apo ne humbje, ne gezim e hidherim me Interin pergjthmone. Sepse nje interist i vertet di ta ktheje dhimbjen ne force e te ece perpara duke mbeshtetur cdo dite e me shume me krenari skuadren e tij.

 

Udhetimi per Inter-Siena

Gjithcka lindi si nje enderr e vazhdoi si e tille. E kujt do i shkonte ndermend ne momenti ne krijimit te Inter Club Albanias qe shum shpejt, pas kater muajsh ne do te ishim prezent ne San Siro per te pare LIVE ekipin e zemres, ate ekip qe aq shum e kishim dashuruar nga televioni. Por e  gjithe ajo enderr u kthye ne nje realitet aq te bukur dhe te pabesueshem. Ishte 11 Prilli i vitit 2012, Inter – Siena e cila perfundoi 2-1 per zikalterit: Inter Club Albania ishte prezente. Nuk ishte nje prezence normale, ishte udhetimi i pare ne grup i nje tifozerie per te ndjekur ekipin e zemres edhe pse larg. U nisem me autobuz nga Tirane per ne Durres ku me pas udhetuam me traget drejt Italise, Barit. Nga Bari e deri ne Milano me autobuz, pothuajse 24 ore rruge, me shume se 1000 kilometra per ato dy ngjyra. Ishte udhetimi i pare, dhe perkoi me 100 vjetorin e Shqiperise, keshtu ne kishim menduar te benim nje korografi, por per shkak te ketij viti jubilar menduam qe te benim dicka qe se kishte bere askush me pare, hapem nje flamur Shqiptar 10 meter te gjate ne stadium perpara ndeshjes, dhe nje banderole gjigande: “IL CUORE DELLA NORD BATTE ANCHE IN ALBANIA” qe ne shqip i bie “Zemra e Ultrasve zikalter(Curva Nord) rreh edhe ne Shqiperi”. Kjo koreografi u prit mjaft mire ne San Siro nga tifozet e tjere zikalter sa na duartrokiten, po ashtu drejtuesit e Curva Nord na derkuan 2 djem dhe nje vajze te na ndihmonin me koret gjate ndeshjes. Nuk kishte pritje me te mire. Ne te njejten dite realizuam disa endrra: Te shikonim skuadren e zemres LIVE, te shikonim Interin teksa fitonte LIVE, si dhe te hapnim nje flamur gjigand Shqiptar ne San Siro per 100 vjetorin e paversise. Kjo gje u arrit fale 32 Interisave qe ishin prezent ne kete udhetim, por edhe fal drejtuesve te Interit qe na lejuan qe te hapnim koreografine, edhe pse e pazakonte. Pas ketij udhetimi, ne faqen zyrtare te Interit ne internet, drejtuesi i Inter Clubeve shkruajti nje artikull per te na falenderuar, dhe ja nje copez nga shkrimi i tij qe do te bente krenar cdo Interist Shqiptar:

«Nje e vecante jo e paperfillshme, perkundrazi e denje per ti thurur shum elozhe eshte se antaret e Inter Club Albanias udhetuan per here te pare ne grup, dhe nuk zgjodhen nje ndeshje me nje kundershtar te forte sic bejne rendomte tifozet jashte Italise, por zgjodhen Inter – Siena, dhe ky eshte nje shembull mjaft i mire qe ne Stadium shkohet per te pare duke luajtur Interin e per te mbeshtetur Interin, dhe nuk shkohet ne baze te nivelit te kundershtarit. Bravo cuna»!

Ndeshja Inter-Siena ishte e para por jo e fundit, udhetime te tjera do te na presin me vone. Thjesht ky udhetim tregoi qe jemi unik ne Shqiperi por edhe jashte saj!

 

Sezoni i dyte i anetaresimeve

Sezoni 2012-2013 ishte sezoni i dyte qe kur Inter Club Albania kishte mare jete, dhe per hir te vertetes ishte nje arritje shume e madhe: Plot 343 Interista te antarsuar, plot 343 Interista zyrtar me teser ne Shqiperi. Nje arritje me vete. Nje kenaqesi e pamase, imazhi me i bukur qe mund te jepnim tek Interi qe Shqipria eshte zikalter. Antarsimet zgjaten qe nga Qershori e deri ne Shtator, muaj ne te cilin arritem te bejme antarsime edhe ne Prishtine pas ‘OK’ te mare nga drejtuesit e Interit per te perfshire edhe Kosoven tek Inter Club Albania. Tashme tek ne motoja ‘Jemi nje’ nuk eshte thjesht ne leter. Secili ka te drejta te barabarta, dhe mund te antarsohet. Inter Club Albania me 343 Intersitat e antarsuar eshte Inter Clubi i dyte jashte Italise ne Europe per numer te antarsuarisht pas atij te Maltes. Nje familje e madhe qe rritet dita-dites.

 

DERBY DELLA MADONNINA

Kishim premtuar qe do te benim te mundur qe Interistat e Inter Club Albanias te ishin prezent ne San Siro per Derby della Madoninna, dhe arritjem ta benim realitet kete gje. Ne 24 shkurt te 2013, ICA pa LIVE Derbyn e Milanos, dhe jo vetem. U nisem ne daten 21 nga Durresi per ne Bari me Traget. Pastaj nga Bari per ne Milano me autobuzin tone, qe per hir te vertetes kete sezon ishte nje luks me vete, i vitit 2010. Ne daten 22 ne darke ishim ne Milano. Keshtu me daten 23 qe ne mengjes u nisem per ne Appiano Gentile ku kishim folur me drejtuesit per te takuar lojtaret. Disa lojtare ndaluan per te na pershendetur, sidomos Andrea Ranocchia. Pas Appianos qe ishte nje emocion i papare, u nisem per ne Giuseppe Meazza qe te benim turin e San Siros dhe te shikonim Muzeun. Me pas erdhi dita e madhe, data 24 shkurt, luhej Derby. Shkuam ne stadium qe 3 ore para, emocionet me te medha qe mund te perjetonim. Fjalet jane te teperta ne te tilla raste. Ndeshja perfundoi 1-1, por ajo ndeshje do te mbetet pergjithmone ne memorien tone si Derby i pare. Dhe dihet qe hera e pare nuk harrohet kurre. Por normale, hera e pare nuk do te jete e fundit, Derbyn e Milanos do ta ndjekim LIVE cdo sezon!