Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

594 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter cmendet ne merkato: “Marotta arrin paktin me Cellinon per Tonali: ja detajet.”

Inter cmendet ne merkato: “Marotta arrin paktin me Cellinon per Tonali: ja detajet.”
Inter Club Staff

Interi dhe Sandro Tonali jane gjithmone e me afer njeri-tjetrit.

Ne kete pike ku jemi sot, ardhja e talentit te Brescias tek Interi tashme mund te konsiderohet si dicka shume e mundshme.

Ashtu si tregon calciomercato,com, ne fakt, operacioni per te sjelle talentin e lindur ne 2000 ne Milano e ka nisjen ne janarin e shkuar kur Interi ka hequr dore nga Dejan Kulusevski.

Marotta ne ate kohe e ka menduar se Tonali eshte zgjedhja e duhur per Interin dhe qe ne ate moment ka filluar kontaktet insistuese me Brescian per te vene bazat per nje tratative te mirefillte.

Ne kete moment qe po flasim, kjo tratative duket ne nje pike te mbare ku rruga e Interit eshte ne disheze drejt tij.

Ne Appiano madje ka edhe nga ata qe mezi po presin oren per te pritur talentin e madh te Lodit: Antonio Conte eshte me i gezuari qe e ka kerkaur blerjen e Tonalit me emer dhe mbiemer.

Por calciomercato.com flet edhe per nje marreveshje te arritur ndermjet Tonalit dhe Marottes qe e ve Interin ne nje pozicion te sigurt perpara cdo surprize.

“Marotta dhe Ausilio kane kohe qe e kane nisur sulmin dhe ne kete moment jane shume te avancuar ne drejtim te lojtarit.”

“Marreveshja me agjentin e tij eshte totale, por edhe me Cellinon, edhe pse kane mbetur per tu qartesuar disa gjera, diskutimet jane goxha te avancuara.”

“Ndermejt presidentit te Brescias dhe administratorit te deleguar te Interit eshte arritur nje marreveshje tashme prej muajsh per kalimin e tij ne Milano.”

“Ne kete moment eshte e pamundur qe kjo marreveshje te marre nje drejtim tjeter, ashtu si ndodhi per shembull me Kulusevskin.”

“Conte eshte gati te marre keshtu dhuraten e tij te pare dhe ka qene pikerisht Tonali deshira e pare e tranjerit italian.”

“Ai normalisht eshte mbeshtetur edhe nga Oriali, qe ka pasur mundesi ta njohe Tonalin ne kombetare.”

“Ne kete moment duket se Interi eshte cmendur totalisht ne merkato dhe Tonali eshte me te vertete nje hap larg Interit.”

“Po inestimi financiar, sa do te jete? Kjo mbetet per tu pare dhe per tu diskutuar, sepse nje dakordesi totale ne kete moment per kete ceshtje nuk ka.”

“Por ketu do te sherbeje shume edhe eksperienca e madhe e Beppe Marottes qe ne situata si keto nje rrugedalje e gjen gjithmone.”

“Per me shume se ne fuqi eshte pakti qe ka me presidentin e Brescias qe talenti te shitet tek Interi. Do i takoje atyre te dyve te vendosin per sa.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.