Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter gjobit Barella per kartonin e kuq ndaj Real Madrid: “Ja cfare ndodhi dje ne Appiano. Lojtari eshte pare i…”

Inter gjobit Barella per kartonin e kuq ndaj Real Madrid: “Ja cfare ndodhi dje ne Appiano. Lojtari eshte pare i…”
Inter Club Staff

Interi humbi ne fushen e Real Madrid me rezultatin 2-0 por nje nga imazhet e kesaj ndeshje do te mbetet ne memorie per shume kohe.

Behet fjale per momentin kur Nicolo Barella ka goditur Militao ne pulpe, gje qe solli edhe kartonin e tij te kuq direkt.

Ai la skuadren me 10 lojtare dhe i hoqi Interit mundesine qe te luftonte ende per vendin e pare rreth 30 minuta nga fundi i lojes.

Nderkohe, sipas La Gazzetta dello Sport, behet me dije se Nicolo Barella ka marre dje nje gjobe te majme nga Interi.

“Ishte e pritshme. Rregullorja e brendshme e klubit zikalter flet qarte: gjobe e majme per kedo qe humbet mendjen ne fushe dhe mer karton te kuq duke demtuar keshtu skuadren.”

“Ky ka qene edhe fati i Barella, i cili eshte gjobitur nga klubi per ate sjellje qe kapitenit te ardhshem te Interit nuk i ka hije aspak.”

“Ai eshte pare shume i merzitur diten e djeshme dhe pas ndeshjes. Menjehere pas ndeshjes ka kerkuar falje tek te gjithe.”

“Por merzia e tij ka vazhduar edhe gjate dites se djeshme sepse e ka kuptuar qe ka bere nje budallallik te madh qe do i kushtoje shume edhe ne turin tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.