
Inter, Conte ben levizjen e papritur per ndeshjen ndaj Romes? “Po mendon te hedhe ne fushe edhe…”
Tashme Inter-Roma po afrohet dhe Antonio Conte do te tentoje qe te fitoje nje tjeter ndeshje ne kete sezon te shkelqyer te Interit.
Zikalterit do te perballen me skuadren e Fonseces ne San Siro, ne oren 20:45 ne ndeshjen e trete nga fundi.
Roma do te vizitoje keshtu Interin si Kampione e Italise, por ka edhe nje statistike kurioze ne lidhje me kete ndeshje.
Antonio Conte nuk ka fituar dot asnjehere si tranjer i Interit ndaj Romes ne Serie A: per te vetem 3 barazime ne 3 ndeshjet e para.
Por ashtu si dihet tashme, Interi e ka fituar kampionatin dhe Conte ka vendosur te hedhe ne fushe lojtare qe kane luajtur me pak se te tjeret.
Pikerisht per kete arsye, tranjeri zikalter ka menduar qe diten e sotme te beje nje surprize te madhe ne porte.
Ndryshe nga sa u perfol pak me pare, ai do te ule ne stol Samir Handanovic dhe do te hedhe ne fushe Radu me te gjitha gjasat.
Kjo do te ishte ndeshja e dyte radhazi qe do te luante rumuni me Interin, pas 45 minutave ndaj Sampit pak dite me pare.
SIPAS LA GAZZETTA DELLO SPORT, KY ESHTE FORMAACIONI INTERIT (3-5-2):
Radu; Skriniar, Ranocchia, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Vecino, Perisic; Lukaku, Sanchez.