Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

839 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte dhe rituali i vecante ‘alla Mourinho’ me lojtaret qe kujton kohen e portugezit

Inter, Conte dhe rituali i vecante ‘alla Mourinho’ me lojtaret qe kujton kohen e portugezit
Inter Club Staff

Interi vazhdon te pergatitet per sezonin e ri dhe per ndeshjen e pare te Serie A 2019-2020. 

Zikalterit me ne krye Antonio Conten po pergatiten fuqishem duke zhvilluar cdo stervitje ne limite dhe deri ne detajet me te vogla.

Sot madje Interi ka lajmeruar nepermjet kanaleve zyrtare ne rrjetet sociale se skuadra do te stervitet ne mbremje ne San Siro.

Pse? E thjeshte, sipas Gazzetta dello Sport, Antonio Conte deshiron te provoje skemat e tij, deshiron qe skuadra te provoje barin dhe si do te ndikoje gjatesia e tij ne pasimet e skuadres si edhe deshiron te shikoje levizjet e skuadres ne nej fushe te vertete me permasat e San Siros.

Por sipas Gazzettes, ka edhe dicka tjeter shume te vecante qe Antonio Conte e ben dhe te kthen shume vite prapa ne kohe.

Keshtu, diten e djeshme nderkohe ka pasur nje dite normale pune te Interit te Antonio Contes ne Appiano Gentile.

Zikalterit ishin rikthyer te merkuren ne stervitje pas dy diteve pushim dhe normalisht qe po pergatiten detajet e fundit per ndeshjen ndaj Lecces qe ne program eshte per te henen.

Por Gazzetta dello Sport ne fund te shkrimit te saj ka treguar nje kuriozitet te vogel mbi tranjerin salentin te zikalterve: “Ai po ben dicka qe ne Appiano Gentile te gjitheve i ka kujtuar kohen e Jose Mourinhos.”

“Conte, ne fillim te cdo stervitje, i takon te gjithe lojtaret nje e nga nje duke i shtrenguar doren dhe duke i pyetur se si jane dhe cfare mund ti shqetesoje.”

“Eshte nje ritual qe te kthen ne kohe pikerisht 9 vite me pare kur Mourinho ishte tranjer i Interit. Mourinho e kishte zakon kete gje sa here i takonte ne mengjes lojtaret por edhe perpara se ata te zbrisnin ne fushe ne tunelin e stadiumit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.