Inter, Conte e ka marre vendimin: “Rikthen nga minuta e pare lojtarin qe quan ‘te pazevendesueshem’: behet fjale per Roberto Gagliardini.”
Jemi vetem 24 ore perpara ndeshjes se Interit diten e neserme ndaj skuadres se Atalantes ne stadiumin e saj ne Bergamo.
Sipas Corriere dello Sport, Conte po mendon me shume kujdes cdo detaj per kete ndshje sepse e konsideron si thelbesore per te ardhmen.
Sipas tyre, Conte gjithashtu do te beje disa ndryshime teper te rendesishme duke pare edhe gjendjen e lojtareve.
Reparti qe do te preket me shume nga rotacioni, do te jete pikerisht ai i mesfushes, ku do te ndodhe edhe nje rikthim nga minuta e pare.
“Nese ne mbrojtje Milan Skriniar eshte gati qe te rikthehet titullar, ka nje te re edhe per sa i perket mesfushes.”
“Ne kete moment, Barella eshte shume i sigurt per vendin e titullarit dhe Vidal konsiderohet si thelbesor nga ana taktike per ekuilibrin qe i jep skuadres.”
“Keshtu, per fanellen e trete kemi nje gare ndermjet Brozovid dhe Gagliardini, por ky i fundit shihet shume i sigurt per ta nisur nga minuta e pare.”
“Conte ate e quan te pazevendesueshem per llojin e ndihmes dhe lojen qe i jep skuadres kur ai eshte ne fushe. Prandaj, shanset qe ai ta nise nga minuta e pare jane shume te larta per te mos thene te sigurta.”