Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,249 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte eshte i tunduar per te provuar Gabigol: ja cfare i ka kerkuar ai Marottes

Inter, Conte eshte i tunduar per te provuar Gabigol: ja cfare i ka kerkuar ai Marottes
Inter Club Staff

Ringjallja e Gabigol tashme eshte ne syte e te gjitheve: sulmuesi brazilian pasi ka fituar kepucen e arte te golashenuesve me Santos vitin e kaluar, po konfirmohet edhe kete sezon me fanellen e Flamengos.

Ai me paraqitjet e tij ka arritur deri aty sa ka arritur qe te grumbullohet nga Brazili tre vite me pas nga grumbullimi i fundit me kombetaren e tij.

Interi, pronarja e kartonit e tij, nuk duket qe deshiron ti jape nje shans tjetern e Milano por ofertat e ardhura deri me tani nuk eshte se kane ngrohur zikalteirt.

Vazhdimesia e lojtarit vete dhe grumbullimi me Kombetaren e tij mund ta bindin gjithesesi Interin dhe drejtuesit per ta rivleresuar ate qe eshte ne kontrate me zikalterit deri ne vitin 2022.

Por duket se Conte i ka kerkuar edhe dicka Marottes per sa i perket brazilianit. Ja cfare shkruajne ne Itali sot per kete ceshtje.

“Nese deri nje vit me pare kjlubi zikalter ishte ne kerkim te huazimeve me pagese per te amortizuar investimin e bere ne 2016 – kur Suning sapo ishte bere pronare e Interit dhe pagoi 33 milione euro per ta blere nga Santos duke mundur konkurencen e forte – tashme shperthimi i ri ne vendlindje i lojtarit dhe rikthimi tek kombetarja e tij i ka bere zikalterit qe ta mendojne me mire shitjen e tij dhe shifren qe mund te perfitohet.”

“Gabigol tek Flamengo do te qendroje deri ne 31 dhjetor 2019 dhe kete vit (kalendarik) deri me tani ka shenuar 30 gola ne 40 ndeshje, 16 nga te cilet i ka shenuar ne Brasilerao ku eshte edhe ne krye te golashenuesve.”

“Ne vere drejtuesit e Flamengos i kane bere nje vizite drejtuesve te Interit ne Milano dhe ata deshirojne ta blejne lojtarin ne fund te 2019 per shifren e 19 milione eurove, shifer qe do lejonte Marotten dhe Ausilion qe ti shtonin bilancit te Interit nje plusvalence te lehte.”

“Gabigol sot per sot ne bilanc peshon plot 15 milione euro dhe e ka kontraten deri ne 2022. Nese Interi do e shiste sot per kete shifer, zikalterit do te kishin nje plusvalence prej 3 milione eurosh.”

“Por super rendimenti i lojtarit ka terhequr vemendjen e shume klubeve europiane qe ne janarin e 2020 mund te rikthehen ne gare per te.”

“Prandaj Interi sot per sot e vlereson Gabigol shume me shume nga sa ofron Flamengo: zikalterit deshirojne plot 30 milione euro per lojtarin.”

“Nese ai do te rikthehet me gol tek Brazili atehere po qe Interi do te ferkonte duart sepse ashtu mund te terheqe vertete ndonje klub te madh qe mund te paguaje shifren qe kerkon Interi.”

“Por ka edhe dicka te re nga Milano: ka disa zera qe mbeshtesin teorine se Conte deshiron ta provoje disa jave ne Appiano ne janar lojtarin per te pare nga cfare brumi eshte i ndertuar ai.”

“Conte i ka kerkuar Marottes qe perpara se ta shesin, nuk do te ishte keq qe te provohej edhe njehere sepse kjo eksperience ne Brazil mund ta kete ndryshuar vertete lojtarin duke pare dhe paraqitjet e mira.”

“E te mos harrojme se sa magjik eshte Antonio Conte me lojtaret qe kane veshtiresi dhe kane humbur vetebesimin. Karriera e tij e tregon plotesisht kete gje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.