Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

891 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte eshte nje gjeneral i hekurt: dje pas ndeshjes miqesore ndaj Gozzanos tekniku i vuri lojtaret te vraponin per 40 minuta!

Inter, Conte eshte nje gjeneral i hekurt: dje pas ndeshjes miqesore ndaj Gozzanos tekniku i vuri lojtaret te vraponin per 40 minuta!
Inter Club Staff

Antonio Conte deshiron qe te arrije perfeksionin sa me shpejt te jete e mundur, sidomos tani qe kampionati eshte prapa portes.

Kjo gje eshte pare edhe diten e djeshme ne ndeshjen miqesore te luajtur nga Interi ne Appiano Gentile. Kujtojme qe kampionati per Interin fillon pikerisht si sot nje jave, pas 7 ditesh, diten e hene ndaj Lecces ne San Siro.

Sipas asaj qe ka shkruar Corriere dello Sport, tranjeri zikalter nuk deshiron ti lere lojtaret te marrin fryme asnje moment dhe deshiron ti ktheje ne forme optimale atletike ne prag te sezonit te ri.

Kete gje e kane treguar duke rikrijuar edhe njehere ate qe ka ndodhur dje ne rreshtat e gazetes se tyre qe tregon edhe njehere se sa i ‘fiksuar’ eshte Antonio Conte pas stervitjes atletike.

“Dje ne ndeshjen miqesore te Interit ndaj Gozzano ka qene prezent edhe Beppe Marotta, Baccin dhe Javier Zanetti.”

“Por mos kujtoni se per lojtaret e Interit dje ka mjaftuar vetem nje ndeshje miqesore 90 minuteshe.”

“Menjehere pas ndeshjes, kur te gjithe menduan te kthejne nje shishe uje dhe te shkojne drejt dusheve, Antonio Conte i ka kthyer te gjithe prapa dhe i ka thene se eshte koha per nje stervitje atletike.”

“Te gjithe kane vrapuar nga 30 minuta te ndare ne tre grupe dhe vetem pastaj jane lejuar te rikthehen ne dhomat e zhveshjes per te bere dush.”

“Por sapo ka mbaruar stervitja atletike, ka ardhur edhe lajmi i mire per te gjithe: pas nje dite kaq te lodhshme, te gjitheve i eshte dhene nga dy dite pushim per te qendruar afer familjeve dhe per tu rikthyer te merkuren ne stervitje dhe me pas cdo gje rifillon zyrtarisht dhe seriozisht. Eshte koha per Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.