Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte futet pergjithmone ne histori tek Interi? “Kurre qe prej 1930 nuk arrihej dicka e tille: barazohet edhe nje si…”

Inter, Conte futet pergjithmone ne histori tek Interi? “Kurre qe prej 1930 nuk arrihej dicka e tille: barazohet edhe nje si…”
Inter Club Staff

As suksesi i shtate radhazi ne Serie A nuk i ka mjaftuar Interit per ta mbyllur vitin 2020 ne krye te klasifikimit.

Ne minutat e fundit Milani ka arritur qe ta mbaje vendin e pare te klasifkimit, edhe pse vetem nje pike larg Interit.

Per momentin, skuadra zikalter po shijon pushimet, sepse ka qene skuadra qe ka pushuar me pak, por vlen per tu permendur rrugetimi i zikalterve deri me tani.

Interi nuk arrinte kaq shume fitore rresht (shtate) qe nga nentori i 2018, por kjo nuk eshte e vetmja statistike qe duhet permendur.

Goli i Lautaros dhe Skriniar qe i kane dhene mundesi zikalterve te fitojne, kane sjelle keshtu numrin e golave te shenuar ne kete vit ne 108 (ne te gjithe 2020).

Kjo eshte nje shifer qe ka filluar te numerohet qe prej sfides me Napolin ne 6 janar dhe deri tek transferta e Verones, me nje mesatare prej 2,12 gola te shenuar per ndeshje.

Goli i 108 ne nje vit te plote ne te gjitha kompeticionet paraqet nje rekord te barazuar per Conten dhe qe eshte vendosur ne 1929-1930.

Interi nderkohe ka edhe sulmin me te mire te kampionatit me 34 gola te shenuar (ndjek Milani me 32 dhe Roma me 31) dhe 23 nga 34 golat e shenuar kane qene te gjitha ne pjeset e dyta.

Ishte qe prej 1960-1961 qe Interi nuk shenonte kaq shume ne 14 ndeshjet e para te Serie A.

Shifra keto qe tregojne se si skuadra e Contes, pertej eleminimit te dhimbshem nga Europa, mund te beje me pak aplikim rolin e skuadres per tu mundur ne kete faze te dyte te sezonit.

Zikalterit kane luksin te perqendrohen te vetem nje kompeticion dhe kjo eshte dicka pozitive per Interin per sa i perket objektivit kampionat.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.