Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,135 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte gjen fajtorin e humbjes: “Sot ndaj Real Madrid na i preu kembet…”

Inter, Conte gjen fajtorin e humbjes: “Sot ndaj Real Madrid na i preu kembet…”
Inter Club Staff

Pas humbjes ne shtepi ndaj Real Madrid qe ka komplikuar ekstremisht rrugetimin e Interit ne Champions League, Antonio Conte ka folur per mikrofonat e Sky.

“Qe ne fillim eshte shume e veshtire te luash kunder skuadrave te rendesishme si puna e Real Madrid.”

“Por nese ti sa fillon lojen, merr nje karton te kuq, dhe mbetesh me 10 lojtare, gjithcka behet nje mal i madh per tu kaluar.”

“U pa diferenca ndermjet nesh dhe atyre, por kjo nuk duhet te na rrezoje: na duhet qe te kuptojme se ekziston nje rruge per tu ndjekur dhe me durim dhe perulesi, nuk duhet te semuremi nga sirenat qe duan te na demtojne nga jashte.”

Me mire me dhjete lojtare: nuk mendon se ky ndryshim moduli dhe ndryshimet e lojtareve mund te beheshin me pare?

“Gola ne shenojme shume, mbase pesojme me shume nga sa duhet. Per te shenuar ama, shenojme.”

“Per sa i perket te tjerave, e perseris: ndeshja qe ne fillim shkoi per keq dhe ishte teper e veshtire qe te futeshim ne loje edhe per fajin e Vidal qe mori nje karton te kuq per protesta.”

“Situata eshte kjo, duhet ta shikojme me kujdes. Ne ndeshjen e kaluar kemi qene me agresiv.”

“Eshte shume e veshtire te nisesh me nje gol te pesuar dhe nej karton te kuq. Na i prene kembet.”

“Kemi bere mire ne deshiren dhe punen, por te mos harrojme qe luanim kunder Real Madrid, qe nuk eshte e fundit e klases.”

Per Maradonen.

“Po derdhim te gjithe lote per nje person qe ka bere historine e futbollit dhe qe do te mbetet pergjithmone ne historine futbollistike.”

“Po flasim per nje lojtar poezi qe une edhe e kam markuar. Kam pasur fatin te luaj kunder tij.”

“E kam te veshtire ta pranoj se nuk eshte me. Me te vertete me dhemb shume.”

Po tani? Kampionat dhe me pas menjehere Champions League…

“Tani duhet ti futemi punes fort dhe duhet te mesojme nga gabimet tona dhe nga rrugetimi qe kemi nisur. Eshte e vetmja menyre per te ecur perpara.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.