Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 26, 2021

Scroll to top

Top

250 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte i frikeson te gjithe: “Ja pse Hakimi e nisi nga stoli sot: ai dje kishte temperature dhe…”

Inter, Conte i frikeson te gjithe: “Ja pse Hakimi e nisi nga stoli sot: ai dje kishte temperature dhe…”
Inter Club Staff

Antonio Conte, pas intervistes per gazetaret, ka folur edhe per kanalin zyrtar zikalter, INTER TV, dhe ka dhene mendimin e tij per ndeshjen e sotme si dhe per te ardhmen e afert.

“Nje kualifikim i merituar ky sepse mund tek ishte ardhur edhe ne pjesen e pare, por fati nuk deshi ashtu.”

“Skuadra ka luajtur nje ndeshje mjaft te mire pe 120 minuta, me ritme te mira, intensitet dhe organizim te dukshem.”

“Jam i lumtur. Jam i lumtur edhe per ata lojtare si Kolarov qe ka qene me Covid dhe nuk luante nje ndeshje te plote nga fillimi i vitit dhe per Ranocchian.”

“Ata i jane pergjigjur mire fushes se lojes dhe jane djem serioze qe bejne maksimumin per Interin ne fushe. Jam i lumtur qe i stervis.”

Ti kishe thene se do te kishte nje turnover, cfare pergjigjesh ke marre ne fushe?

“Me siguri pozitive. Ashtu si e kam thene dhe dje ne interviste, sot ne fushe ka zbritur Interi me i mire ne baze te forcave fizike qe na duheshin.”

“De Vrij, Barella, Brozovic vinin nga disa ndeshje rresht te rendesishme. Romelu po kerkon qe te zhduke ate problem qe ka.”

“Hakimi nderkohe dje me ka frikesuar sepse kishte nje temperature 38, por sot ishte me mire. Te shohim tani, sepse edhe ne fushe beri mire.”

“Kemi pasur nje pergjigje pozitive nga te gjithe. Jam i lumtur sepse grupi i djemve qe eshte perfshire kaq shume ne kauzen tone eshte i mrekullueshem.”

120 minuta ndeshje, a jane nje harxhim energjish qe vjen ne momentin jo me te mire duke qene se perpara eshte Juventusi?

“Ka nje aspekt pozitiv, fakti se eshte kaluar turni ne nje fushe te veshtire si kjo e Firenzes.”

“Kur fiton, energjia nga fitore te tilla te karikon. Keta djem ne 11 ndeshjet e fundit kane fituar 8, kane barazuar ne fushen e Romes dhe kane humbur me Sampin.”

“Shpesh here rrezikohet te digjen kot energjite me nervozizem, sepse ndonjehere nuk mjafton deshira dhe vullneti, duhet te kesh edhe fat.”

“Prandaj ishte e rendesishme te kualifikohemi. Ndeshja te karikon vete. Tregon ambicjet tona per te ecur perpara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.