Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

907 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ka nje enderr per sulmin: “Ai deshiron te shohe perkrah Lautaros dhe Lukakut vetem nje emer.”

Inter, Conte ka nje enderr per sulmin: “Ai deshiron te shohe perkrah Lautaros dhe Lukakut vetem nje emer.”
Inter Club Staff

Ne mendjen e Antonio Contes nuk eshte vetem Arturo Vidal per mesfushen, lojtar qe tekniku e preferon prej kohesh.

Por ai me sa duket, deshiron nje lojtar te madh dhe me eksperience edhe ne sulm per sezonin e ri perkrah Lukaku, Lautaros dhe pse jo, edhe Sanchez.

Behet fjale per lojtarin e Romes qe Conte ka kerkuar me ngulm edhe sezonin e shkuar, boshnjakun Edin Dzeko.

Ai eshte nje deshire qe nuk eshte shuar kurre, dhe tranjeri i Interit ja ka kerkuar edhe kete sezon administratorit te deleguar zikalter, Beppe Marotta.

Conte deshiron te kete siguri ne sulm, dhe ai mendon se nje si Dzeko do te ishte perfekt me eksperiencen e tij ne ndeshje te komplikuara per Interin ku Lautaro dhe Lukaku per shembull mund te hasin veshtiresi.

“Tranjeri i Interit nuk ka hezituar aspak ti thote emrin Dzeko drejtorit Marotta kur ai ka kerkuar mendimin e tij per merkaton ne sulm.”

“Natyrisht qe per Conten, Lautaro eshte i paprekshem dhe ai mendon nje te ardhme ku ne skuader do te jete Lautaro dhe Lukaku, por per te, nje si Dzeko do te rriste shume nivelin e sulmit te Interit.”

“Veren e shkuar Edin Dzeko ka qene shume afer Interit, por ne fund ai rinovoi kontraten e tij me Romen per 7.5 milione euro ne sezon, nje kontrate qe sot Roma e konsideron si shume te larte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.