Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

564 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ka paralajmeruar Lautaron me fjale te ashpra: “Nese do te vazhdoje keshtu, atehere titullar do te jete Alexis Sanchez.”

Inter, Conte ka paralajmeruar Lautaron me fjale te ashpra: “Nese do te vazhdoje keshtu, atehere titullar do te jete Alexis Sanchez.”
Inter Club Staff

Ndeshja shume e dobet ne San Paoli nga ana e Lautaro Martinez ka rritur akoma me shume zerat per nje kalim te tijin ne Barcelone.

Te gjitha mediat italiane dhe spanjolle jane ne nje mendje se paraqitja e dobet e argjentinasit ka ardhur nga thashethemet e merkatos.

Tani do i takoje mister Contes per te shkundur Lautaron dhe per ta rikthyer ne binaret e duhur ne kete finale sezoni.

“Qe sot ne stervitjen e pare tekniku do e marre Lautaron vec dhe do i kerkoje se pse ai ishte aq dobet te shtunen.”

“Ai do te provoje per te kuptuar nese behet fjale per nje rast te izoluar apo nese bluza blaugrana ka filluar te peshoje qe tani tek ai.”

“Lautaro eshte vetem nje 22 vjecar dhe keto zera mund te ndikojne me te vertete shume tek ai. Por Conte nuk do tja dije: ai do i kerkoje qe ne mendimet e tij te jete vetem Interi, ndryshe nje skenar jo i bukur e pret.”

“Me shume mundesi, nese Lautaro vazhdon keshtu, bluzen e titullarit do e marre Sanchez qe ne keto dy muaj mund te dale si shume i vlefshem per kauzen e Interit. Conte do ja thote ne nje fare menyre Lautaros kete si paralajmerim.”

SANCHEZ ESHTE GATI DHE NE FORME

“Ne San Paolo ne 20 minuta Sanchez arriti te jepte me shume se sa Lautaro ne 70 minuta.”

“Nuk i mjaftoi Interit por i mjaftoi te gjitheve per te kuptuar se ish lojtari i Manchester United qe u ndal nga nje demtim i rende ne tetor mund ti sherbeje ende shume Interit. Balotazhi me Lautaron eshte i mundur?”

Konkurenca (deri me tani inekzistente) mund te ndihmoje Toron qe te ringrihet dhe Nino Maravilla (qe eshte rikthyer ne top forme) te ndihet i rendesishem.

Dicka qe nuk ka bere ish-tranjeri i tij Solskjaer qe tha per mediat se rikthimi i sulmusit ne Manchester eshte i pamundur (“Nje divan i mire ndonjehere nuk shkon me pjesen tjeter te orendive dhe duhet ta nderrosh”, tha ai per Alexis).”

“Nderkohe Interi deshiron te prese edhe pak perpara se te hedhe hapa perpara drejt Alexis.”

“Ne kete moment Conte do nje Lautaro titullar, por nese ai do te vazhdoje keshtu, mos u cudisni qe Alexis te jete shoku i ri titullar i Lukakut ne repartin e sulmit”, e mbyll shkrimin e saj e perditshmja.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.