Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

814 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ka takuar Marotten dhe i ka vene kushtin e pare te sezonit: “Brenda fundjaves ne Milano duhet te vije me patjeter edhe Arturo Vidal.”

Inter, Conte ka takuar Marotten dhe i ka vene kushtin e pare te sezonit: “Brenda fundjaves ne Milano duhet te vije me patjeter edhe Arturo Vidal.”
Inter Club Staff

Inter eshte gjithmone e me afer blerjes se Arturo Vidal nga Barcelona dhe priten zhvillime nga momenti ne moment.

Marreveshja me lojtarin eshte arritur dhe tani kiliani po negocion me Barcelonen per te zgjidhur kontraten.

Gjithesesi, sipas La Gazzetta dello Sport, Conte ka takuar Marotten dhe i ka vene kushtin e pare te sezonit te ri.

“Zgjidhja e kontrates se Vidal pritet qe te diskutohet sot ose neser. Bazat per nje arritje marreveshje jane vene nga agjenti i lojtarit, Fernando Felicevich.”

“Ai po tenton qe te mos hape lufte me Barcelonen por qe te gjeje nje marreveshje qe ne baze ka dialogun.”

“Divorci i Vidal me Barcelonen tashme eshte shume afer dhe sipas shtypit katalanas, do te jete nje largim jo i dhimbshem, sidomos ne nivel ekonomik. Ai aktualisht fiton 8 milione euro ne sezon.”

“Interi nderkohe ne kontraten baze qe ka gjetur dakordesine me lojtarin, duhet te fitoje 6 milione euro ne sezon dhe do te jete nje kontrate dy vjecare me nje opsion per nje sezon te trete.”

“Distanca ndermjet dy rrogave nuk eshte shume e madhe, por marreveshja me Barcelonen mund te jete ajo qe mund ta zgjase pak kete tratative.”

“Arrturo deri me tani ka fituar dy rroga te vitit te tij te fundit me Barcelonen, dhe ne kete mes, mund ti kerkoje Barces edhe disa milione perpara se te largohet.”

“Per sa i perket te tjerave, ne telefonaten qe ka pasur me Koeman, ai ka marre nje ftese per te gjetur nje klub tjeter sepse nuk ben pjese ne planet e tij”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.

“Idelja per zikalterit do te ishte qe te mbyllej marreveshja ne fund te kesaj jave dhe Vidal te vazhdoje pergatitjen e tij deri te premten me ish-shoket e skuadres.”

“Conte i ka kerkuar pikerisht kete ne forme kushti Marottes: deshiron Vidal ne Milano te shtunen ose te dielen, per ta pasur te henen gati per stervitje ne Appiano Gentile.”

“Keshtu, ai do te kishte mundesi ta perfshinte ate ne mekanizmat e skuadres qe prej dites se pare.”

“Vidal nuk eshte ndermjet lojtareve te grumbulluar nga Kili, dhe kjo po e ndihmon ne arritjen e nje largimi te shpejte.”

“Conte eshte e vertete qe i ka vene nje kusht Marottes te nxitoje per te, por e di nga ana tjeter qe ne kete mes, eshte me shume ne dore te Barcelones se sa te Interit.”

“Tani te gjithe po presin lajme, por ndjesia eshte se lojtari do te shkepuse shume shpejt lidhjet me Barcen per te kaluar ne Milano.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.