Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

428 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ka zgjedhur lojtarin qe do te zevendesoje Skriniar ne rast largimi? Ja detajet!

Inter, Conte ka zgjedhur lojtarin qe do te zevendesoje Skriniar ne rast largimi? Ja detajet!
Inter Club Staff

Merkato e Interit natyrisht qe perpara se te kaloje te mesfusha dhe tek sulmi, do duhet te kaloje njehere nga mbrojtja.

Zikalterit do duhet te bejne nje formatim te mbrojtjes, duke pare se nga ky repart mund te largohet Milan Skriniar.

Ky i fundit mund te largohet nga Milano per rreth 70 milione euro edhe pse vetem nje vit me pare kushtonte 100 milione euro per Interin.

Por pas nje sezoni si ky, sllovaku ka humbur edhe besimin e Contes (sidomos kohet e fundit) por edhe te klubit.

Milan Skriniar nuk konsiderohet me si i pashitshem per Interin. Mbrojtesi sllovak nuk ja ka dale kurre qe te perserise ne kete sezon ate qe ka treguar me Interin sezonet e shkuara.

Gjeja me e mundshme qe pritet te ndodhe, eshte qe ai te kembehet me lojtarin e Tottenham, Ndombele.

Nese kjo gje do te ndodhe, sipas Libero, media e njohur italiane, zikalterit e kane menduar qe tani zevendesuesin e tij.

“Po ndiqet me kujdes Izzo nga Torino, sidomos nese Skriniar largohet dhe italiani konsiderohet perfekt per mbrojtjen me tre.”

“Bashke me te do te vije edhe Kumbulla, por shqiptari do te vije njesoj edhe nese Skriniar nuk largohet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.