Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

766 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte konfirmon gjithcka per formacionin: “Gati nje suprize nga minuta e pare ne mesfushe?”

Inter, Conte konfirmon gjithcka per formacionin: “Gati nje suprize nga minuta e pare ne mesfushe?”
Inter Club Staff

Nuk do te kete asnje eksperiment ne kete ndeshje, por do te jete nje formacion i mire menduar nga Antonio Conte.

Kete e konfirmon sot Corriere dello Sport, e cila flet per formacionin e mundshem te Interit diten e neserme ndaj Juventusit.

Keshtu, Antonio Conte eshte i gatshem te konfirmoje titullaret, por ai ka gati edhe nje surprize per mesfushen ne kete ndeshje.

Gjithesesi, le ta fillojme nga mbrojtja, ku ai pritet te konfirmoje treshen Skriniar-De Vrij-Bastoni qe nga minuta e pare.

“Por, surpriza e vertete eshte Arturo Vidal, qe pritet ta nise edhe kete ndeshje nga minuta e pare edhe pse ka luajtur shume minuta ndaj Fiorentines vetem pak dite me pare dhe ne ndeshjen e fundit te kampionatit doli me probleme fizike ndaj Romes.”

“Gagliardini eshte nje opsion kur eshte nevoja, por Conte nuk e shikon titullar ne nje ndeshje te tille ate.”

“Nderkohe, edhe Sensi mund te futet ne loje, por vetem ne pjesen e dyte, per te ndihmuar skuadren ne ndonje manover.”

“Problemi fizik qe ai ka pasur ndaj Fiorentines nuk ka qene asgje serioze, por ka frikesuar jo pak te gjithe ne shtepine Inter.”

“Nderkohe, Eriksen do e nise ndeshje nga pankina, eshte e sigurt. Brozovic dhe Barella do te jene dy lojtaret e tjere titullar ne mesfushe.”

“Ne krah, hapsire per Hakimi ne te djathte dhe Young ne te majte: nderkohe ne sulm Lukaku dhe Lautaro do te bejne gjithcka per te care mbrojtjen juventine.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.