Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Conte, merr fund gjithcka? “Ja skenari i momentit: ai mund te largohet nga Interi nese…”

Inter-Conte, merr fund gjithcka? “Ja skenari i momentit: ai mund te largohet nga Interi nese…”
Inter Club Staff

Edicioni i perditshem i Tuttosport flet per Interin dhe me specifikisht, per te ardhmen e Antonio Contes.

Sipas te perditshmes italiane, me fjalet e leshuara te Sky Sport per merkaton, tranjeri zikalter ka treguar hidherim per levizjet e munguara te klubit.

Edhe pse keto probleme kane ardhur nga pandemia, Conte do te kishte dashur nje fat tjeter ne pankinen e Interit.

Ne fund te sezonit, sipas asaj qe shkruan e perditshmja, asnje skenar nuk duhet perjashtuar per te ardhmen e Contes.

Deri me tani asnje rinovim ne horizont, por ku i dihet, gjithcka mund te ndryshoje ne rast ndryshimi pronesie te Interit.

Kjo edhe sepse nese dicka nuk ndryshon ne vere, Conte i bie ta nise sezonin e ardhshem me kontraten ne skadence.

PRESPEKTIVA – “Tekniku zikalter eshte futur ne daten 1 janar ne “nje vit e gjysmen” e tij te fundit sipas kontrates aktuale.”

“Ajo skadon ne 2022: eshte shume heret per te kuptuar nese keto do te jene muajt e tij te fundit ne aventuren interiste, por gjasat jane qe te jete keshtu.”

“Conte ne kete moment nuk ka ndermend qe te shohe horizontin, por ai ka vendosur qe te flase per kete vetem kur te jete momenti i perballjes.”

RINOVIMI – “Te mendosh qe Conte mund ta nise sezonin e ardhshem me nje kontrate ne skadence ne qershor duket si dicka e pamundur.”

“Ai ne kete moment duket se e ka ndryshuar kete prespektive: ai nuk do e donte dicka te tille ne asnje moment.”

“Ose sezonin e ri e nis me nje rinovim, dhe qendron ne pankinen e Interit, ose largohet dhe nuk e ben vitin e tij te fundit te zikalterit.”

“Me shume per kete do te merret vesh ne muajt e ardhshem, e gjithcka eshte e mundur.”

“Shume do te varet edhe nga dinamikat e brendshme te klubit, nga pronaret, investimet, drejtuesit dhe deshira e tij.”

“Por pyetja qe i mundon te gjithe ne kete moment eshte nje: a do te marre fund kete sezon mardhenia Inter-Conte?”

“Skenari me i mundshem eshte qe tekniku te largohet ne fund te ketij sezoni nese nuk do te kete nje rinovim kontrate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.