Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

379 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte merr vendimin: “Eriksen apo Vidal? Ja kush pritet te luaje kunder Genoas: duket se…”

Inter, Conte merr vendimin: “Eriksen apo Vidal? Ja kush pritet te luaje kunder Genoas: duket se…”
Inter Club Staff

Syte e te gjitheve jane te Christian Eriksen dhe te Arturo Vidal, dy mesfushoret e Interit qe tashme jane dy ‘rivale’.

Lojtaret per Conten ne kete moment shihen si te barabarte dhe tranjeri deri me tani ka zgjedhur ate qe eshte me shume ne forme: danezin.

Por kjo ka ndodhur edhe per shkak te problemeve fizike qe ka pasur deri me tani Arturo Vidal, qe ka punuar edhe ne menyre te diferencuar.

Gjithesesi, duhet theksuar se gjate mungeses se tij, Christian Eriksen ka bere disa paraqitje shume te mira me Interin.

Kjo ka bere qe tek Interi te permbyset totalisht hirarkia dhe nga nje 70%-30%, te behet nje 50%-50%, nese flasim per shanset e lojtareve per te luajtur titullar.

Per momentin, ne syte e Contes ata jane te barabarte, por tranjeri e ka treguar edhe here te tjera se nje skuader qe fiton, nuk preferon ta ndryshoje.

E pikerisht per kete arsye, ndaj Genoas ai duket se ka zgjedhur te luaje perseri me danezin qe ndaj Milanit ka bere nje ndeshje shume te mire.

Nderkohe Vidal po ngroh motorret sepse e ka kuptuar se duhet te beje me shume per te rimarre vendin e titullarit: ai do te luaje si zevendesues dhe pse jo, do te tentoje te tregoje se ende vlen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.